Lajme

Krasniqi: Lirimi i policëve lajm i mirë por i vonuar, tani radha për shtensionim të situatës dhe rikthimin e normalitetit në veri

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 26 June 2023

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se lirimi i tre policëve të kidnapuar nga Serbia është një lajm i mirë për shtetin e Kosovës edhe pse sipas tij vendim “i vonuar”.

“Lirimi i tre policëve nga mbajtja arbitrare në Serbi – Rifat Zekës, Beqir Sefës e Shemsi Mustafës, megjithëse mjaft i vonuar, është lajm i mirë për familjet e tyre dhe për qytetarët e shtetin tonë”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka falënderuar partnerët ndërkombëtar të cilët sipas tij u angazhuan dhe luajtën rol vendimtar në lirimin e policëve të kidnapuar nga Serbia.

-Advertisement-

“Falënderoj të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, të cilët u angazhuan dhe luajtën një rol vendimtar në këtë proces”, tha Krasniqi.

Ai ka thënë se pas lirimit të policëve radha është për shtensionim të situatës në pjesën veriore të vendit dhe kthimin e normalitetit.

“Tani, radha është për shtensionimin e situatës në pjesën veriore të vendit dhe për rikthimin e normalitetit atje, përmes veprimeve të matura dhe të përgjegjshme politike”, ka shkruar tutje Krasniqi.

Gjatë ditës së sotme, Gjykata në Kralevë ka marrë vendim për lirimin e tre policëve të Kosovës që ishin rrëmbyer nga forcat serbe me 14 qershor.

Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u kidnapuan më 14 qershor brenda territorit të Kosovës.

Fatmir Haxholli jep detaje të reja: Tre policët ishin shumë të lodhur, jemi duke u kthyer në Kosovë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera