Lajme

Krasniqi, LDK: Kryeministër zhvatës, vetë i 18-ti shpenzime mbi 120 mijë euro – rezultatet në diplomaci zero

Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 28 August 2023

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pasi u bën publike shpenzimet gjashtëmujore të kryeministrit Albin Kurti.

Krasniqi e ka quajtur zhvatës Kurtin, teksa nuk sheh rezultate në diplomaci.

Deputetja e LDK-së ka thënë se për këtë mandat nuk ka asnjë njohje e as një anëtarësim në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Kryeministër zhvatës!

Albin Kurti vet i 18-ti për gjashtë muaj paska shpenzuar mbi 120 mijë euro, për mëditje gjatë udhëtimeve zyrtare, telefon, akomodim, karburant për vetura, si dhe për bileta të udhëtimit e dreka.

Ndërkohë, rezultatet në diplomaci janë zero.

❌Asnjë njohje e re,
❌Asnjë anëtarësim dhe
❌Asnjë e mirë për vendin.

Jam e bindur se gjendja në diplomaci do të ishte ndryshe, nëse këto para të ishin investuar për lobim.

Pastaj, mos të harrojmë edhe sanksionet nga BE-ja që e prekin shifrën e mbi 500 milionë euro, nëse ato vazhdojnë e nuk largohen, dëmi është i jashtëzakonshëm.

Shihemi në Kuvend…

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera