Lajme

Krasniqi: Kushtetuta është e qartë, lejon edhe Qeveri tjetër

Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 29 March 2020

Albert Krasniqi nga Demokraci Plus ka reaguar ndaj kërkesës për mocion mosbesimi e lëshuar ditë më parë nga LDK-ja për qeverinë Kurti.

Sipas Krasniqit Kushtetuta në këtë rast është e qartë, shkruan gazeta inFokus.

Krasniqi thekson se Kushtetuta e Kosovës jep opsione duke filluar me zgjedhje të reja për Qeveri të re dhe shpërndaja e Kuvendit.

-Advertisement-

Ai thotë se opsioni i dytë do duhej të ndodhte vetëm nese ka mungesë të shumicës parlamentare për të formuar Qeverinë.

“Thirrja në precedent për shpërndarje të Kuvendin pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit ndaj qeverisë, do të kishte kuptim sikur Kushtetua nuk do të kishte dispozita mjaftueshëm të qarta se si mund të veprohet në këso raste. Kushtetuta jonë është e qartë dhe jep opsione: i) nisjen e procedurave nga fillimi për zgjedhjen e qeverisë së re ose ii) shpërndarjen e Kuvendit.Opsioni i dytë do të duhej të ishte vetëm si rezultat i mungesës së shumicës parlamentare për të formuar qeverinë e re, apo, nëse ky është vullnet politik i 2/3-së së deputetëve të cilët do të votonin për shpërndarjen e Kuvendit”, ka shkruar Krasniqi./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera