Lajme

Krasniqi-Kurtit: Pse u tërhoqe, a s’qenka super e rëndësishme vota e mërgatës a

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 03 April 2021

Frashër Krasniqi i PSD’së i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pas njoftimit se ky i fundit është tërhequr nga propozimi për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, ndryshim ky nga i cili mërgatës do t’i sigurohej që të votonin nga ambasadat dhe konsullatat.

Krasniqi, nëpërmjet ‘Facebook’-ut, iu është drejtuar Kurtit, duke i thënë se “vota e mërgatës qenka thjeshtë instrument për ta shantazhuar opozitën dhe për t’ia rritur vetes pushtetin”.

“Çka u bë tash? A s’qenka më super e rëndësishme dhe absolutisht prioritare vota e mërgatës a? Pse u tërhoqët? Apo vota e mërgatës qenka thjeshtë instrument për ta shantazhuar opozitën dhe për t’ia rritur vetes pushtetin?!”, shkruhet në postimin e tij.

-Advertisement-

Përgjatë takimit të mbajtur ndërmjet kreut të ekzekutivit dhe u.d. të presidentit, Glauk Konjufcës, si dhe kandidates për president, Vjosa Osmanit, Vetëvendosja ka vendosur të tërhiqet nga ky ligj.

Distancimi nga Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme vjen si rezultat i paralajmërimit për bojkotim të seancës së presidentit nga LDK’ja.

Çka u bë tash? A s'qenka më super e rëndësishme dhe absolutisht prioritare vota e mërgatës a? Pse u tërhoqët?

Apo vota…

Posted by Frashër Krasniqi on Saturday, 3 April 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera