Lajme

Krasniqi- Kurtit: Kryeministër çu shkojmë në veri

Autori: Gazeta inFokus 18:39 | 04 June 2023

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj kryeministri Albin Kurti duke thënë se ende nuk i ka vizituar kryetarët e rinj të komunave në veri.

“Kryeministër, çu shkojmë në veri. Priju njerëzve!”, kërkuar Krasniqi nga Kurti.

Krasniqi ka thënë se është e padrejtë të rrezikohet jeta e kryetarëve të komunave nëse Kurti nuk është gati ta bëjë vet një gjë të tillë.

-Advertisement-

“Kryeministër, leji fjalët e çu shkojmë në veri. Lej, mos u lidh mbas Izmirit, Ilirit, Lulzimit e Erdenin. Hajde qu skojmë në veri. Kryeministër je, priju njerzëve. Pse po i shtin ata me zor atje me rreziku jetën e vet. Hajde ti rrezikoje i pari e unë pas teje i dyti. Çu sot, pasdite, në mbramje, nesër, pasnesër, kur të duash”, ka thënë Krasniqi në seancën e fundit parlamentare, ku e ka ftuar kryeministrin Kurti të shkojnë në veri.

Më tej sipas Krasniqit, kryeministri Kurti i ka kërkuar edhe “ambasadorit Amerikan që të shkojë në veri e ti vizitojë kryetarët e rinj por personalisht ai ende nuk ka qenë në asnjërën prej ndërtesave zyrtare të komunave në veri”.

“Edhe pas 1 jave që kryetarët e rinj të komunave të veriut e dhanë betimin dhe u përpoqën me rekomandim të kryeministrit Albin Kurti që të shkojnë nëpër objektet komunale të shoqëruar nga njësitë speciale të Policisë së Kosovë, vet kryeministri i vendit nuk ka shkuar ende t’i vizitoj kryetarët e zgjedhur dhe ti uroj për mandatin e tyre”, ka shkruar ai në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera