Krasniqi: Kurti propagandën e ka mjeshtri, veriu është instrumentalizuar për qëllime elektorale
Autori: Gazeta inFokus 08:17 | 18 September 2024
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se pavarësisht mandatit të fuqishëm që qytetarët i kanë dhanë Albin Kurtit për të qeverisur me vendin, sot situata në ekonomi, shëndetësi, arsim e fushat të tjera është më e keqe se para tre-katër vjetësh.
Krasniqi ka thënë për Ekonomia Online se veprimet e Qeverisë në veri janë popullist dhe elektorat, duke theksuar faktin se pas gjithë asaj “zhurme” që shkaktoi Qeveria për hapjen e Urës së Ibrit, tani eksponentët qeveritar deklarohen se janë duke pritur lejen e KFOR-it dhe QUINT-it për hapjen e saj.
Krasniqi, ka thënë se Kurti ka pasur kontroll të plotë mbi Kuvendin, Qeverinë dhe Presidencën, por këto fuqi, sipas tij, në këtë mandat qeverisës kanë rezultuar në një stagnim ekonomik dhe një degradim të shërbimeve publike, transmeton Klankosova.tv.
“Është e dhimbshme realisht që një mandat kaq të fuqishëm qytetarë që iu është dhënë Kurtit për të qeverisur vendin dhe për të zbatuar ato premtime që i ka dhënë për ta transformuar shtetin tonë, ai nuk ka arritur që ta shfrytëzojë. Sepse fatkeqësisht sot pothuajse në të gjitha fushat ne jemi më keq sesa që kemi qenë para tre-katër vitesh. Mundësit për ti realizuara premtimet e tij, në kuptimin legal dhe institucional të fjalës Kurti ka pasur të plota me qenë se ka pasur jo vetëm një shumicë absolute në Kuvendin e Kosovës por ka pasur edhe një pushtet absolute kontrollues edhe në Qeveri, Kuvend dhe Presidencë, me veprimet e tij ka arritur që t’i okupojë e t’i nënshtroj edhe shumë instanca të pushteteve të pavarura, agresioneve në mënyrë të veçantë. Fatkeqësisht krejt ato që i ka premtuar ka mbetur pa realizuar duke filluar nga fakti që sot kemi një ekonomi të stagnuar kemi një shëndetësi të degraduar, një arsim shumë më keq sesa që ka qenë në të kaluarën, kemi mungesë të projekteve infrastrukturore”, ka thënë ai.
Krasniqi ka përmendur premtimet e pa përmbushura për ndërtimin e çerdheve dhe banesave me çmime të përballueshme për qytetaret, duke theksuar se çmimet e pasurive të patundshme janë rritur ndjeshëm.
“Prej premtimeve që kanë qenë shumë të popullarizuara të tipit të ndërtimit të 160 çerdheve për një mandat qeverisëse ne në ditët e fundit të këtij mandatit nuk besoj që kemi katër çerdhe të ndërtuara. Prej atij premtimi që do të ketë banesa me çmim të përballueshme për çiftet e reja në mënyrë të veçantë ne sot i kemi çmimet e metrit katror shumë herë më të shtrenjta sesa kur e ka marrë mandatin. Prej premtimeve që do të ndërtojë auto-udhët e pakryer për rrugët Gjilan, Podujevë, Mitrovicë krejt çka ka mbet nga projektet infrastrukturor është ura e famshme e Saradranit, dhe fatkeqësisht as ura e Badovcit e cila po i bënë kaq shumë telashe të gjithë qytetareve që udhëtojnë për Anamoravë, as ajo nuk ka mbërri me përfunduar që është një punë që nuk do të duhet të merrte kohë as dy muaj”, ka thënë ai.
Krasniqi ka thënë se kryeministri Kurti propagandën e ka mjeshtri por që qeverisjen e ka pasur jashtëzakonisht të dobët e të paaftë, ku sipas tij, qytetarët e kanë të qartë që në zgjedhjet e 9 shkurtit do të jenë në një ballafaqim mes mungesës së kompetencës, vizionit dhe aftësisë për të qeverisur.
Ai ka thënë se si PDK nuk janë propaganduese por që sipas tij, punën dhe premtimet i kanë realizuar në të kaluarën dhe do t’i realizojnë edhe në të ardhmen.
“Kemi një kryeministër që me të vërtetë me fjalë ka qenë shumë i mirë por propagandën e ka mjeshtri, por qeverisjen e ka pasur jashtëzakonisht të dobët të paaftë dhe jo kompetente për çka besoj që qytetarët tashmë e kanë të qartë besoj që zgjedhjet e 9 shkurtit do të jenë një ballafaqim mes mungesës së kompetencës, vizionit dhe aftësisë për të qeverisur kombinuar me një propagande të hatashme siç e kanë pasur dhe e kanë gjithmonë dhe ndoshta fakti që ne si PDK nuk jemi propandues të mirë nuk dijm me bë një gjë të tillë por të paktën punën dhe premtimet i kemi realizuar në të kaluarën dhe do t’i realizojmë edhe në të ardhmen”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se shumica e veprimeve të Qeverisë në veri të vendit gjithmonë kanë një karakter popullist edhe elektoral dhe nuk e kanë domosdoshmërisht një karakter shtetëror i cili do të ndihmonte në krijimin e një situate më të mirë në atë pjesë të vendit.
“Fatkeqësisht shumica për të mos thënë të gjitha veprimet e Qeverisë aktuale që ndërlidhen me Veriun e vendit, gjithmonë kanë një karakter edhe popullist edhe elektoral dhe jo domosdoshmërish një karakter shtetëror i cili do të ndihmonte në krijimin e një situate më të mirë se sa ajo që e kemi në Veri të vendit. Në një situatë ku përveç një sovraniteti funksional duhet të kishte një ri integrim apo integrim të komunitetit serb aty. Ku do të kishte një mbështetje ndërkombëtare për veprimet që ne i marrim, kjo nuk do të thotë që veprimet siç janë mbyllja e organeve ilegale nuk janë vendim të duhura, sepse për gjëra të tilla është vepruar edhe në të kaluarën ka pasur diskutime, dakordime dhe marrëveshje në proces të dialogut se si dhe kur duhet të ndodhin ato. Një pjesë ka mbetur pa u zbatuar por fatkeqësisht përdorimi për elektorat dhe për zgjedhje i çështjeve që ndërlidhen sikur me Ujmanin e besa me kinse hapjen e urës së Ibrit, u pa e qartë tashmë që me të vërtetë ishin vetëm për një konsum të brendshëm dhe jo realisht për arritur diçka”, ka thënë ai.
Krasniqi ka thënë se si parti nuk janë kundër hapjes së urës së Ibrit, por që ajo duhet të behtë me një bashkërendim të veprimeve me parterët ndërkombëtarë dhe jo në mënyrë imponuese.
Ai ka shtuar se popullizmi është faktor kryesor i kësaj Qeverie e cila nuk ka tema me të cilat mund të mburret dhe të garojë nesër në zgjedhje përveç me veriun, të cilën sipas tij, e ka instrumetalizuar si temë për të tentuar t’i mashtroj qytetarët.
“E vërteta është që ura e Ibrit është mbyllur nga ndërkombëtarët dhe jo nga shqiptarët dhe shumë herë para Kurtit është diskutuar dhe kërkuar që ura të hapet për qarkullim të veturave meqenëse për qarkullim të qytetarëve ajo është hapur më herët. Normalisht që ne e kemi mbështetur këtë kërkesë si në të kaluarën dhe tash por e kemi ditur qartë se një gjë e tillë nuk mund të ndodh në mënyrë unilaterale dhe në një mënyrë imponuese por mund të bëhet vetëm duke pasur një bashkërendim të veprimeve me parterët ndërkombëtarë. Në rradh të parë me ShBA-në por edhe me KFOR-in si një nga faktorët kryesor në këtë situatë, tashmë është e qartë që Kurti edhe eksponentët e Qeverisë së tij po e thonë të njëjtën gjë që po e presin KFOR-in dhe QUINT-in, por e vërteta është që duke pritur këta jemi gjithë prej 1999 e tutje”.
“Asgjë e re nuk ka ndodhur përveç pra një ngritje të dozës së popullizmit që është bërë faktori kryesor i Qeverisë Kurti, i cili fatkeqësisht për ne si të gjithë ne qytetarët nuk ka tema me të cilat mund të mburret, nuk ka tema që mund t’i trajtojë dhe të garojë nesër në zgjedhje përveç Veriut të cilën e ka instrumetalizuar si temë për të tentuar mashtrimet e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.
Të tjera
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...