Lajme

Krasniqi: Kurti po dëshiron me ia falë rreth 100 milionë euro KEDS-it

Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 09 February 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ne seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita ka thënë se Qeveria Kurti ka për qëllim vetëm rritjen e çmimeve e edhe atë të energjisë elektrike, shkruan Gazeta Infokus.

Ai tha se kryeministri, Albin Kurti po ia falë rreth 100 milionë euro KEDS-it.

“Albin Kurti po dëshiron me ia falë rreth 100 milionë euro, se kanë me dal më shumë se 100 milionë euro KEDS-it. Mashtrimi që kinse po dojnë me i subvencioni qytetarët është absolutisht i pavërtete. Ndarja e më shumë se 100 milionë eurove është subvencion për KEDS-in”, ka thënë Krasniqi.

-Advertisement-

Deputeti i PDK-së nga foltorja e kuvendit tha se ky ekzekutiv ka bërë që shumë të rinj të trokasin në dyert e ambasadave të huaja në Kosovë.

Gjithashtu, ai bëri thirrje për shkarkimin e bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, të cilët i quajti piuna të Albin Kurtit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera