Lajme

Krasniqi i kundërpërgjigjet LDK-së për deklaratën se po dëmtohet marrëdhënia Kosovë-PE

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 22 January 2018

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratikë, Memli Krasniqi ka reaguar në lidhje me deklaratën e Lidhjes Demokratike të Kosovës se Kuvendi i Kosovës ka dështuar në miratimin e konkluzave me Parlamentin Evropian.

Përmes një deklarate për media, pas përfundimit të kryesisë së Kuvendit, Krasniqi ka thënë se Kosova në të katër takimet për MSA-në ka pasur takime shumë të mira me Parlamentin Evropian.

Sipas tij, Kosova është i vetmi shtet i cili është dakorduar kaq shumë me këtë parlament, sic thotë ai, asnjë shtet tjetër nuk e ka bërë një gjë të tillë deri më tani.

-Advertisement-

Sipas tij ishte vetëm një amendament i propozuar nga një euro-deputet për dhomat speciale, për të cilën nuk janë dakorduar.

Megjithatë ai thotë se nuk ishin të gjithë anëtarët përfaqësues të Kosovës që kanë qenë kundër kësaj, pasi ishte ai i LDK-së dhe i Listës Serbe që e kishin votuar atë amendament të propozuar nga eurodeputeti.

Ndërsa përfaqësuesit e tjerë të Kosovës sipas tij, kanë abstenuar

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera