Lajme

Krasniqi: Kryeministrit ia dhamë f’tyrës qershitë që i ka p’shurrë

Autori: Gazeta inFokus 18:08 | 24 November 2022

Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniq, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka tentuar t`i shmanget aktivistëve të kësaj partie, të cilët kanë organizuar sot një aksion të objekti i ish-Rilindjes.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kryeministri është përpjekur të hy tinëz kah dera e pasme në ndërtesë.

“U perpoq me hy tinëz kah dera e pasme në ndërtesë të qeverisë në sallën ku kishte takim me anëtarët e VV-së, por e zumë. Në këto momente po mban tubim, i perlyer në trup me qershitë që i ka p’shurrë. Të bëfshin mirë qershitë kryeministër! Por Asociaciomin nuk ke me e sjellë pa rezistencë qytetare”, ka shkruar Krasniqi.

Të tjera