Lajme

Krasniqi: Kryeministri, që na flet për zhvillime prej Ukrainës e deri në Kinë, po hesht për situatën në veri

Autori: Gazeta inFokus 18:43 | 06 December 2022

Kryetari i Partisë Demokratike Të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar rreth sulmeve të sotme në veri të vendit, ku u sulmuan disa zyrtarë policorë dhe ata komunalë të zgjedhjeve.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, tha se Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën, ndërkaq, sipas tij, kryeministri Kurti po hesht në lidhje me situatën e krijuar në veri.

“Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës! Institucionet e shtetit sot janë sulmuar në komunat e veriut. Kandidatët tanë janë kërcënuar. Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën, ndërsa Kryeministri i vendit, që na flet për zhvillime prej Ukrainës e deri në Kinë, po heshtë për situatën në veri.Fol Kryeministër!”, ka shkruar Krasniqi në Facbook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera