Lajme

Krasniqi kritikon Qeverinë Kurti: Mos e mbroni Nagip Krasniqin, ai mundet me qenë burrë i mirë te shpia e vet

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 26 April 2023

Lideri i PDK’së, Memli Krasniqi ka thënë se deklaratat e kryeministrit Albin Kurti në mbrojtje të Nagip Krasniqit kanë qenë skandaloze.

Sipas Krasniqit, në një vend demokratik kryeministri nuk duhej ta shantazhonte sistemin e drejtësisë.

“Unë konsideroj se tema që jemi mbledh është jashtëzakonisht e rëndësishme për qytetarët sepse po flasim për keqpërdorime marramanedëse të cilat nuk janë të papritura. Janë befasuese sjelljet e kryeministrit dhe qeverisë sepse në çdo vend demokratik në momentin kur është bë publik lajmi për arrestimin e shefit për energji në atë moment një kryeministër do duhej të kërkonte shkarkimin e komplet bordit e pastaj me marr në raportim ministren. Përkundrazi pa opozitën vjen kryeministri këtu edhe le që e mbron shokun e bashkëpartiakun por fillon e sulmon e shantazhon sistemin e drejtësisë”, ka thënë Krasniqi, raporton Insajderi.

-Advertisement-

Tutje, Krasniqi theksoi se akuzat ndaj Krasniqit janë të rënda.

“Është arrestu kreyshefi ekzekutiv i Koorporatës Energjetikë të Kosovës. Janë akuza e dyshime të rënda, është e padrejtë me u sjellë në këtë formë. Ndoshta është burrë i mirë, i mirë mundet me qenë të shpija e me akraba. Ai është dashtë me punu ndershëm e me i respektu ligjet. Sikur të kishte qenë ky arrestim skandali i parë edhe qytetarët kishin pas mendim tjetër, por këto janë vazhdim i aferave e skandave të qindra miliona eurove që kanë ndodhur në kohën e qeverisë Kurti”.

Krasniqi shtoi se kjo qeveri ka vendosur t’ia trashë xhepat vetes e jo qytetarëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera