Krasniqi kritikon Qeverinë e Kosovës për polisën e sigurimit, thotë se po mashtron qytetarët
Autori: Gazeta inFokus 17:53 | 27 October 2022
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për mashtrim të qytetarëve lidhur me polisën e sigurimit në kufi.
Krasniqi ka treguar statistika që tregojnë se të gjithë mërgimtarët që kanë hyrë në Kosovë nga 1 qeshori deri më 31 gusht kanë paguar polisën e sigurimit.
Ai ka thënë se për shkak të procedurave të komplikuara burokratike vetëm një numër i vogël ka aplikuar për rimbursim dhe një numër akoma më i vogël e ka marrë këtë rimbursim.
Më tej, ai ka thënë se Kurti i trajton mërgimtarët varësisht nga interesi i tij në vota.
Statusi i plotë:
“Nga 1 qershori deri më 31 gusht 2022 në Kosovë kanë hyrë 222,274 vetura me mërgimtarë. Të gjithë, pa përjashtim, kanë paguar polisën e sigurimit në kufi.
Për shkak të procedurave të komplikuara burokratike që i ka vendosur Qeveria, vetëm 11,923 mërgimtarë kanë aplikuar për rimbursim, ndërkaq, deri sot, vetëm 8,845 prej tyre kanë përfituar rimbursimin.
Kur nuk ka nevojë për votën e tyre, ky është trajtimi dhe mendimi i vërtetë i Qeverisë së Albin Kurtit për mërgimtarët. Injorimi në kërkesa, mashtrimi në premtime dhe zhvatja e pasurisë së tyre”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.
Të tjera
-
Kolgeci: Atmosfera e festës së madhe të 9 shkurtit sonte filloi edhe në Malishevë
Kandidati për deputet nga LDK, Selman Kolgeci, ka ndarë pamje nga tubimi në M...
-
Limanaj: Malisheva e mobilizuar për fitoren e LDK-së
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arbe...
-
Dervishaj: Edhe Tërsteniku i Drenasit, meriton me kanë 77 herë më mirë
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj ka v...
-
Haradinaj në Irzniq: Krenar me këta bashkëvendas që asnjëherë nuk ju ndanë idealit të Kosovës
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Bedri Hamza nga Barileva: Në çdo fshat dhe lagje të Prishtinës, mesazhi është i qartë: Ma mirë!
Bedri Hamza e ka mbyllur ditën e sotme me nj tubim në Barilevë të Prishtinës....
-
Dervishaj: Bashkë Kosovën do ta bëjmë 77 herë ma mirë
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj ka p...
-
Hamza kërkon vota në Kamenicë, premton autostradë nga Gjilani deri te Dheu i Bardhë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza mbajti tubim me qytetarët e ...
-
Zotimi në Mitrovicë: Haradinaj premton rindërtimin e Xhamisë së Ibrit
AAK me partnerët e koalicionit, sot mbajti tubim me qytetarët e Mitrovicës. ...
-
“Na nuk merrmi me zanin e tij tmerrues, po merrmi me programin tonë”- Mërgim Lushtaku kritikon qasjen e ashpërt të Albin Kurtit
Në emisionin “Podcast me Shkëlzen Dakaj“, ku i ftuar ishte kandid...
-
Bedri Hamza: Kamenicën do ta lidhim me autostradë, Kamenica mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me qyt...
-
Krasniqi: Malisheva është gati për një të ardhme më të ndershme dhe të drejtë
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta...
-
Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përsëriti këtë javë bindjen...