Lajme

Krasniqi kritika Aliut për mospunë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë: Populli nuk është dele, mjerim për qeverinë që injoron nevojat e banorëve

Autori: Gazeta inFokus 18:40 | 26 December 2023

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook për kolonat e gjata në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

“Tash po e kuptoj edhe arsyen e vërtetë për të cilën Liburn Aliu ka vendosur të bllokojë me çdo kusht punimet në magjistralen Prishtinë – Mitrovicës, pasi që sipas tij Kosova është “shtet i përkohshëm”, e duke e trajtuar si të tillë nuk marrin me seriozitet as shërbimin ndaj vendit dhe popullit. Por kjo nuk do të kalojë, sepse populli nuk është dele siç e mendojnë ata. Populli e ka kuptuar të vërtetën e kësaj qeverie të turpit dhe mashtrimit dhe përgjigjen që do ta marrin në fund do të jetë goditje e papërballushme për ta”, shkroi Krasniqi.

Krasniqi thotë se “Është mjerim për qeverinë e cila injoron nevojat e banorëve të kësaj zone, të cilët si rezultat i mos përfundimit të punimeve po vuajnë humbje të konsiderueshme financiare, fermerët janë të bllokuar në aksesin e tyre të nevojshëm dhe qytetarët, veçanërisht tani ata nga mërgata që edhe atë pak kohë sa po arrijnë ta kalojnë në vendlindje, po iu humb në pritje nga kolonat në rrugë”.

-Advertisement-

Postimi i saj në Facebook:

Për hir të vërtetës, më poshtë po i nxjerr edhe disa nga njofimet që z. Aliu i kishte bërë gjatë këtij viti në lidhje me këtë projekt infrastrukturor:

🔴Në muajin mars të këtij viti Ministri Aliu, kishte njoftuar për publikimin e Njoftimit Specifik për Prokurim për Shërbimet Konsulente në Rishikim të Dizajnit dhe Mbikëqyrje të punimeve në magjistralën Prishtinë – Mitrovicë, me gjatësi prej 9.78Km duke thënë se duhen 25 muaj për finalizimin e këtij projekti.

🔴Ndërkohë me 8 tetor, i njëjti ministër shfaqet sërish në këtë magjistrale me një video mesazh duke thënë se tashmë është hapur njoftimi për dorëzimin e ofertave për ekzekutimin e punimeve.

🔴E një javë më vonë, më 16 tetor sërish bën me dije se kanë hapur njoftimin për dorëzimin e ofertave, në lidhje me kryerjen e punimeve në magjistralën Prishtinë – Mitrovicë.

Pra, po flasim për 7 muaj kohë diferencë dhe puna e vetme që është bërë nga ky ministër në lidhje me punimet në këtë magjistrale, janë tri pastime në faqen e tij në Facebook dhe asgjë konkrete.

Qeveri e faqës së zezë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera