Lajme

Krasniqi: Kosova ka hyrë në konflikt të ri me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 27 March 2018

Njohësi i zhvillimeve në Kosovë dhe profesori universitar, Milazim Krasniqi, duke komentuar zhvillimet e fundit në vend ka thënë se Kosova ka hy në një konflikt në ri me Serbinë, shkruan Infokusi.com.

Krasniqi përmes një postimi në ‘facebook’ ka shkruar se konflikti i mundshëm duhet të jo vetëm si konflikt ndërmjet Kosovës e Serbisë, po edhe si konflikt i Rusisë me NATO-.

‘Dëbimi i menjëhershëm i tërë personelit agjenturor rus nga Kosova do të duhej të ishte pjesë e këtij konflikti’, ka përfunduar Krasniqi.

-Advertisement-

Më poshtë mund të gjeni të plotë statusin e plotë:

‘Kemi hyrë në konflikt të ri me Serbinë. Mbas mbylljes së problemiit të demarkimit të kufirit me Malin e Zi, mundësitë e Kosovës janë më të mëdha në këtë konflikt. Është momenti kur duhet të goditet ëndrra serbe për ripushtimin e Kosovës a ndarjen e saj (si version i tyre rezervë.) Ashpërsimi më i ri i Perëndimit me Rusinë është rrethanë shumë e favorshme. Në këtë kontekst duhet të dëshmohet se jemi faktori më i rëndësishëm antirus në rajon dhe aleat i besueshëm i Perëndimit. Pra, konflikti i ri duhet të paraqitet jo vetëm si konflikt ndërmjet Kosovës e Serbisë, po edhe si konflikt i Rusisë me NATO-n. Ky konflikt i tillë ka qenë edhe në vitin 1999 dhe i tillë është edhe sot. Dëbimi i menjëhershëm i tërë personelit agjenturor rus nga Kosova do të duhej të ishte pjesë e këtij konflikti.’/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera