Lajme

Krasniqi: Korrigjimi i kufirit, i pamundur

Autori: Gazeta inFokus 07:09 | 15 August 2018

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka vlerësuar se korrigjimi i kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk mund të ndodhë. Ai ka thënë se aktualisht një gjë e tillë është e pamundur.

Në një intervistë dhënë për gazetën ‘Epoka e Re’, Krasniqi ka bërë me dije se idetë për korrigjim të kufirit veçse kanë filluar t’i prodhojnë pasojat.

Ai ka theksuar se deklarimet e fundit për çështjen e kufijve janë duke e rrezikuar shumë të ardhmen e shtetit dhe të kombit.

-Advertisement-

Krasniqi ka deklaruar se shkëmbimi i territoreve mund të bëhet vetëm kur dialogu zhvillohet mes vendeve që e njohin njëri-tjetrin.

Ai ka bërë me dije se së pari duhet të ndodh normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, njohja në kufijtë ekzistues, pastaj në rrethana krejt të tjera mund të bisedohet për çështje të tilla.

Idenë për ndryshim e korrigjim kufijsh e ka nisur presidenti Thaçi menjëherë pasi kishte dështuar të shfuqizonte Gjykatën Speciale. Në janar të këtij viti Zyra e Thaçit e kishte lënë të hapur idenë e bisedimeve me Serbinë, duke përfshirë edhe temën e kufijve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera