Krasniqi: Këtë vit do të përkrahen kultura të reja bujqësore
Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 04 January 2018
Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Vesel Krasniqi, në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Lulzim Ahmeti, ka thënë se buxheti për vitin 2018 për këtë ministri do të jetë në shumë prej 60 milionë euro për dallim me vitin 2017, që ishte rreth 48 milionë euro.
Sipas tij, buxheti i ndarë do të ndikojë në mbështetjen e bujqve dhe fermerëve nëpërmjet granteve dhe subvencioneve.
“Jemi në finalizim për definimin e kritereve për përkrahjen e fermerëve për këtë viti nëpërmjet granteve dhe subvencioneve. Këtë vit për herë të parë do të përkrahen dy deri në tri kultura të reja bujqësore, siç janë: arra, vishnja dhe ët tjera. Përkrahja për to është bazuar pas kërkesave të fermerëve. Brenda periudhës tre mujore kam takuar fermerë të ndryshëm duke biseduar ku kemi hasur në shumë vështirësi të tyre. Nuk është e kënaqshme përfundimi i granteve, ka pas problem dhe vështirësi gjatë implementimit të tyre pasi ka qenë periudha e kufizuar”, tha ai.
Zëvendësministri Krasniqi ka thënë se janë duke menduar forma të reja për përkrahjen e kultivuesve të grurit.
“Në bashkëpunim me fermerët do të bëjmë që gruri të kthehet në pagesë me sasi dhe jo me pagesë sipas sipërfaqeve. Aktualisht pagesa është 150 euro për hektarë. Forma e re e subvencionimit për sasi të grurit besoj që do të aplikohet nga viti 2019, pasi secili fermerë është i interesuar që të jap sa më shumë sasi gruri”, ka thënë ai.
Krasniqi ka thënë se gjatë vitit të kaluar dëmet në bujqësi kanë qenë të mëdha. “Buxheti i ndarë për dëmet në bujqësi nga fatkeqësitë natyrore ka qenë 500 mijë euro për vitin 2017, që është një buxhet i vogël, pasi vitin e kaluar janë shkaktuar dëme në vlerë prej 15 milionë euro nga raportet e komunave “, tha ai.
Sipas tij, ata përveç që do të tentojnë ta rrisin buxhetin për fatkeqësitë natyrore eventuale në bujqësi do të kërkojnë buxhet shtesë nga Qeveria.
Ai tha se fermerët të cilët janë dëmtuar për shkak të sëmundjes gungore të lopëve janë kompensuar nga Qeveria.
Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Vesel Krasniqi ka premtuar se fermerët e Kosovës nuk do të kenë probleme për eksportin e prodhimeve të tyre në Shqipëri.
Të tjera
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...