Lajme

Krasniqi kërkon zgjedhje të reja në Kosovë: Kjo qeveri është bërë peng i vetvetes, qytetarët peng i qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 23:33 | 27 April 2023

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Kosovës dhe qytetarëve të saj, i duhen zgjedhje të reja.

Sipas Krasniqit, rëndësia e zgjedhjeve po vërehet çdo ditë e më shumë në Kosovë, pasi thotë se Qeveria Kurti është bërë peng i vetvetes, e qytetarët peng i qeverisë, transmeton gazeta online Reporteri.net

“Besoj që çdo ditë e më shumë po e shohin qytetarët e Kosovës se duhet të ketë një proces zgjedhor. Unë besoj që duhet të ketë zgjedhje të reja. Kjo qeveri është bërë peng i vetvetes, ne qytetarët jemi bërë peng të qeverisë”, ka deklaruar ai në RTV 21.

-Advertisement-

“Këta duhet të shkurthohen nga pengu që e kanë shti vetveten. Kjo për shkak të mungesës së përvojës, për shkak të mungesës së vëmendjes dhe gatishmërisë për të diskutuar me të tjerët”.

Krasniqi i ka quajtur absurde komentet e kryeministrit Kurti se opozita e kontrollon sistemin e drejtësisë në Kosovë.

“A ka thënë najherë najkush prej partisë sonë në pushtet apo opozitë se është i kapur sistemi i drejtësisë? Kurrë. Pse? Sepse ky sistem me këta njerëz që ka nevojë me u përmirësu që ka nevojë me u profesionalizu është ma i mirë se sa i krejt vendeve të rajonit… nuk mundemi me pretendu shfajësimin përmes akuzës. Mentaliteti i Qeverisë së Albin Kurtit është se kush nuk është nën të, është kundër tij”, tha Krasniqi.

Tutje, lideri opozitar ka folur edhe për gjendjen aktuale me Korporatën Energjetike të Kosovës, që u kthye në qendër të vëmendjes pas arrestimit nën akuzat për korrupsion, të Kryeshefit ekzekutiv në KEK, Nagip Krasniqit.

Ai tha se kur qeverisi PDK-ja, KEK-u ka qenë gjithmonë kompani kredibile.

“KEK-u ka qenë gjithmonë kompani profitabile, gjithmonë kompani që ka kontribu në buxhetin e shtetit dhe që ka pasë bilanc pozitiv me dhjetëra miliona euro, që është e vërtetëm, vazhdon të jetë kështu fatmirësisht, por s’ka pas rritje të çmimit. Ne në Qeverinë e Kurtit i kemi kthy restriksionet famtirësisht për shkak të motit të mirë të dimrit, jo sic e kanë pritur edhe ata vet, por janë kthyer restriksionet edhe në mes të gushtit”, tha Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera