Lajme

Krasniqi: KEDS kërkoi 7% rritje të çmimit por ZRrE rekomandoi 42%, ja si do veprojmë

Autori: Gazeta inFokus 23:35 | 27 January 2022

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, u shpreh i bindur se qeveria do ta kishte fshehur vendimin për rritjen e çmimit të rrymës përmes ZRRE-së po të mos kishte reaguar opozita.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, kreu i PDK-së u shpreh se rekomandimi i ZRrE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 42% shkon në kundërshtim edhe me kërkesën e KEDS-it, ku kërkohej që rritja emergjente të ishte 7%.

“Kërkesa ka ardhur prej KEDS-it për rritje emergjente, sepse momenti kur kalohet një nivel i caktuar i çmimit ata kanë të drejt për të kërkuar rritje emergjente dhe unë nëse nuk gaboj kanë kërkuar rritje prej 7%, kjo ka ndodhur para se të bie nga funksioni blloku B2, ku i ka humbur Kosova nja 250-260 megavat prodhim, në ndërkohë raporti që ka nxjerrë ZRRE kërkon rritje prej 42%, do të thotë në kundërshtim edhe me kërkesën origjinale. Ky raport po ndodhë për shkak të kërkesës së KEDS-it, sepse ndryshe raporti i rregullt i ZRrE-së duhet të ishte në prill, ky raport ndodhë sepse KEDS-i ka kërkuar me rrit çmimin e rrymës për 7%, jo te ketë bllok tarifa, por 7%, këta kanë shkuar kanë thanë jo 7 është pak, po 42 po e rrisim dhe pastaj ka telashe” tha Krasniqi.

Krasniqi tha se opozita nuk mund ta ndalë ZRrE-në, por do se në rast të rritjes së çmimit të energjisë do t’i drejtohen edhe Gjykatës Kushtetuese.

“Çmimi i rrymës është shumë problematik, opozita nuk mund ta ndalë ZRrE-n, ne kemi kërkuar edhe shkarkimin e tyre nëse vjen deri të kjo, por ne votat si kemi për t’i shkarkuar, e dyta nëse ndodhë vendimi ne do ta atakojmë përmes gjykatave deri në momentin kur ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese, sepse instrumentet këto janë”, tha Krasniqi.

Krasniqi kritikoi Qeverinë e Kurtit se nuk po vepron në mënyrë proaktive për të parandaluar edhe rritjen e çmimeve të produkteve.

Kreu i PDK-së tha se në rast të përshkallëzimit të konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës vendi ynë do të përballet me kriza të reja, duke përfshirë edhe rritjen e çmimit të miellit.

“Nëse vërtetë përshkallëzohet konflikti Rusi-Ukrainë, situata le që do të përkeqësohet për energjinë, ne do të kemi situata të reja të përkeqësimit të situatës, po e marrë një shembull, do të ngrihet çmimi i miellit dhe si pasojë çmimi i bukës, unë besoj deri në 1 euro ka me u bo buka në Kosovë nëse kjo situatë ndodhë, qeveria duhet të blejë rezerva, por ata nuk merren me ketë punë, nuk ua pret mendja, kjo është temë që edhe në nivel të Bashkimit Evropian diskutohet” tha Krasniqi.

Të tjera

rel="nofollow"