Krasniqi i thotë Kurtit: Hajde dalim në zgjedhje dhe shikoje a po të besojnë njerëzit njësoj
Autori: Gazeta inFokus 23:12 | 20 July 2023
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, u shpreh i bindur se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare deri në fund të këtij viti.
“Shpresa ime është sa më herët, unë besoj sivjet. Këtë vit unë besoj se duhet të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme. A është dhjetori a është tetori, është relevante, sa më herët është më mirë. Unë besoj që s’duhet me u frikësu prej zgjedhjeve. Nëse Qeveria, nëse kryeministri Kurti beson që ka bo punë të mirë, beson që ka mbështetje, hajde dalim në zgjedhje dhe shikoje a po të besojnë njerëzit njëjtë. Nuk janë më me rëndësi sondazhet. Ato janë irelevante, sondazhi i vetëm që vlen sot është kutia e votimit, qytetari i Kosovës”, deklaroi kreu i partisë më të madhe opozitare.
Krasniqi ka thënë se në veri nuk është e nevojshme dorëheqja e dy kryetarëve nga radhët e PDK-së, por depërshkallëzimi i situatës.
“Sot për sot, nuk ka asnjë kuptim dorëheqja, as zgjedhjet e reja, sepse krejt çfarë do të ndodhë është përsëritja e situatës aktuale. Ajo çka është e nevojshme është depërshkallëzimi i situatës, që të mos ketë tension, që para gjithash qytetarët atje, dhe sidomos shqiptarët, ta kenë një siguri më të madhe që nuk e kanë, ta kemi pra një lloj normalizimi”, deklaroi Krasniqi në Click të RTV21.
Krasniqi tha se ideale do të ishte një marrëveshje me kryeministrin Albin Kurti, qoftë siç tha ai, “një shpërndarje e Kuvendit”.
“Dorëheqja nuk zgjidh asgjë, nëse do të kishim një marrëveshje me Albin Kurtin për shembull, që ishte ideale, qoftë me shpërnda Kuvendin, që e ka më lehtë sesa me dhënë dorëheqje, sepse ai dëshiron me qenë kinse i padorëzum, atëherë do të mund të bisedonim edhe për këto. Përndryshe nëse do të ketë një përshkallëzim të ri, koordinimi im do të jetë me SHBA-në dhe BE-në”, u shpreh Krasniqi.Ka thënë se PDK-ja do të bllokojë çdo gjë të mundshme në Kuvend, për shkak se siç tha ai, “Qeveria dhe kryeministri Albin Kurti, Kosovën e kanë çuar larg në një kurs krejtësisht të gabuar, në një kurs konfrontimi me aleatët kryesorë”.
“Dy vjet e gjysmë, jo që ua kemi dhënë shansin, por edhe i kemi mbështetë, krejt marrëveshjet ndërkombëtare që kanë kaluar deri tash i kemi kaluar ne, sepse LVV kurrë nuk do të mundte t’i kalonte vet. Ne po flasim sot për disa marrëveshje që janë vonuar për shkak të Qeverisë, këto janë faje dhe gabime të tyre. Sot, kur shihet qartë se kjo Qeveri dhe ky kryeministër, Kosovën e ka çuar larg në një krejtësisht të gabuar, në një kurs konfrontimi me aleatët kryesorë tanë, në një kurs ku ka qenë e paimagjinueshme që neve me na dhënë sanksione BE-ja e SHBA-ja, e që nuk ka asnjë angazhim për jetën e qytetarëve. Ne besojmë që më nuk ka mundësi tjetër, përveç që të punojmë çdo ditë për ta ndalur këtë theqafje në të cilën po na dërgon Albin Kurti, qoftë edhe përmes bllokimit të punës në Kuvend, aty ku mundemi”.
“Nuk mundemi t’i bllokojmë të gjitha ligjet, pasi që ata kanë shumicën parlamentare, mirëpo marrëveshjet ndërkombëtare mundemi, nuk do të marrim pjesë në asnjë votim, as në komisione, as në seanca, e kemi shkëput komunikimin zyrtar edhe me kryeministrin edhe me presidenten, me këtë të fundit për shkak të një zhgënjimi me të, për mungesën totale të guximit që të ketë mendim”, tha Krasniqi.
Tutje i pari i PDK-së foli edhe për ministren e Jashtme Donika Gërvalla, për të cilën tha se “është turpi i turpit të politikës së jashtme”.
“Politika e Jashtme sot, veç një politikë nuk mund të quhet. Ne kemi një kryeministër që na ka konfrontuar me krejt botën dhe kemi një ministre të Jashtme e cila është turpi i turpit të politikës së jashtme”, deklaroi ai.
Krasniqi tha se Gërvalla ka ofenduar BE-në, sikur ajo të jetë “përfaqësuese e Rusise ose Sirisë, Koresë së Veriut apo Iranit”.
Ai ka thënë se kryeministri Kurti nuk ka guxim të shkojë në veri dhe sipas tij kjo Qeveri veç se e ka zvogëluar sovranitetin.
Krasniqi ka thënë se Lista Serbe, e cila gëzon 10 vende të garantuara në Kuvendin e Kosovës, nuk është krijuar nga PDK-ja dhe në fakt nga asnjë parti shqiptare në vend.
“Kjo është në vazhdën e akuzave të pabaza të LVV-së të narracionit të tyre të rremë me të cilën e kanë intoksiku këtë shoqëri dhe e kanë krijuar një tregim të rrejshëm me të cilin edhe e kanë fituar besimin e qytetarëve, sepse nuk ka asgjë të vërtetë. Lista Serbe s’ka mujt me u kriju prej shqiptarëve”, tha Krasniqi.
Krasniqi tha se Lista Serbe është “një mashë në dorën e Serbisë”.
Tutje i pari i PDK-së tha se në fakt kanë qenë LDK-ja dhe LVV-ja ata që i kanë dhënë prezencë Listës Serbe në Kuvend, në kohën sa kanë qenë në opozitë.
Kreu i PDK-së e ka akuzuar Qeverinë Kurti për nxitjen e dhunës në Kuvend.
Krasniqi tha se skena të tilla nuk e kanë vendin në Kuvendin e Kosovës, por tha se në të njëjtin vend në të kaluarën është hedhur gaz lotsjellës e janë bërë sulme ndaj ish-kryeministrave.
“Fatkeqësisht, Kuvendi i Kosovës ka parë skena shumë më të rënda e më të vështira sesa kjo, por është i njëjti Kuvend, e njëjta sallë, ku ne kemi përjetuar hedhjen e gazit lotsjellës, sulmet kundër ish-kryeministrave, qeveritarëve, deputetëve, por padyshim se ato nuk e kanë vendin në Kuvendin e Kosovës”, tha Krasniqi.
“Ishte një tendencë dhe një gatishmëri e pakuptimtë, e paarsyeshme, për ta eskaluar situatën dhe është hera e parë që kemi një nxitje drejtpërdrejte nga eksponentët më të lartë të Qeverisë për të pasur dhunë në Kuvend”, deklaroi ai. /RTV21
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...