Lajme

Krasniqi i reagon qeverisë: Katër vite kohë për 6 euro e 80 cent rritje të pagës

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 27 August 2024

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasnqi ka reaguar pasi ministri i Financave, Hekuran Murati dha lajmin për ndryshimin e shkallëve të tatimit ku të gjithe të punësuarit do të paguajnë më pak.

E duke qenë se me këtë ndryshim paga pëson një rritje prej 6 euro e cent, Krasniqi në reagimin e saj shkruan se qeverisë u dheshën 4 vite për një rritje 6.8 euro të pagës.

Kjo sipas saj përderisa çmimet e tatimit në pronë, naftës, artikujve esencialë dhe energjisë elektrike janë rritur për 100%.

-Advertisement-

Reagimi i plotë:

“4 vite kohë për 6.8 euro rritje të pagës

Për 4 vite është rritur:

  1. Çmimi i naftës 100%
  2. Artikujt esencial 100%
  3. Tatimi në pronë 100%
  4. Çmimi i energjisë mbi 100%

Ndërsa sot ministri del me mburrje që ka rritje të pagave. Propaganda nuk kalon sepse për qytetarët është rënduar jetesa. Fundi i kësaj qeverisje është afër. 9 shkurti do të jetë piknisje për ta rikthyer ekonominë e vendit në ekonomi të fuqishme dhe jo politika ekonomike që varfërojnë popullin e mashtrojnë qytetarët më lëmosha.”/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera