Lajme

Krasniqi i reagon Muratit: Lufta e qeverisë me mediet nuk mund të fitohet

Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 17 November 2021

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka dhënë një koment për deklaratën e Ministrit të Financave Hekuran Murati se në RTK janë rreth 100 paga që janë më të larta se paga e ministrit.

Sipas Krasniqit deklarata e Muratit është jointelegjente dhe paga më të larta se në ministry ka edhe në institucione të tjera, por atyre nuk është zvogëluar buxheti.

Deklaratën e Muratit e ka quajtur presion direkt dhe primitive mbi RTK-në, teksa thotë se lufta e qeverisë me mediet nuk mund të fitohet.

-Advertisement-

Reagimi i tij i plotë:

As rezultati katastrofal në zgjedhjet lokale, si duket nuk po i mbushë mend njerëzit e LVV-qeverisë. Ministri i financave është shembull konkret. Deklarata e tij për RTK-në është shumë jointelegjente. Pse? Sepse nuk mund të arsyetohet zvogëlimi drastik i buxhetit të RTK, me aso llafesh të rrugës. Rroga më të larta se sa ministrat ka në më shumë institucione (ministri e di në cilat) por atyre nuk u është zvogëluar buxheti. Pra, ky është presion direkt dhe primitiv mbi RTK. Është edhe veprim shumë naiv. Pse? Sepse në demokraci lufta e qeverisë me mediet nuk mund të fitohet. P.S. Kjo është këshillë pa pare për qeverinë, sepse po më dhimbsen se sa keq po performojnë në këtë sektor.

Edhe drejtori i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, e ka quajtur të pavërtetë deklaratën e Ministrit të Financave Hekuran Murati se në RTK janë rreth 100 paga që janë më të larta se paga e ministrit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera