Lajme

Krasniqi i painformuar për kërkesën e kryetarëve të veriut për takim me të dhe Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 14 October 2023

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se nuk është i informuar në lidhje me kërkesën e kryetarëve të komunave në veri, përkatësisht atij të Zveçanit, Ilir Peci, se duhet një takim i përbashkët edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Krasniqi, në një prononcim për Klankosova.tv tha se për kërkesën po dëgjon për herë të parë, ndonëse ka pasur një takim me kryetarët ditë më parë.

“Për këtë kërkesë po dëgjoj tash prej juve. Unë jam i painformuar deri tash për këtë kërkesë. I kemi takuar para ca ditëve, por s’kemi pasur kërkesë të tillë”, tha Krasniqi.

-Advertisement-

Kujtojmë se ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e ka publikuar udhëzimin administrativ që u mundëson qytetarëve që përmes një peticioni të largojnë kryetarët e komunave veriore.

Në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, për dallim prej herës së fundit kur janë mbajtur ato, tash edhe Lista Serbe është deklaruar pro tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera