Lajme

Krasniqi i fton deputetët ta votojnë rezolutën për policinë: S’mjaftojnë fjalët e postimet në rrjete sociale

Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 11 Tetor 2023

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, u ka bërë thirrje deputetëve që nesër ta votojnë rezolutë për të mbështetur Policinë e Kosovës.

Ai ka thënë se pas sulmit të 24 shtatorit, PDK konsideron se forcimi dhe mbështetja e Policisë duhet të jetë prioritet shtetëror “andaj nuk mund ta pranojmë këtë qasje neglizhuese të pushtetit dhe të qëndrojmë duarkryq”.

Krasniqi ka shkruar se policët meritojnë shtesat për rrezikshmërinë, sigurimin shëndetësor dhe miratimin e Ligjit për pensionim të parakohshëm.

-Advertisement-

“I ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që nesër, me votën e tyre, të dëshmojnë se e mbështesin dhe janë me Policinë e Kosovës – sepse vetëm fjalët dhe postimet në rrjetet sociale nuk mjaftojnë!”

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy