Lajme

Krasniqi i bën thirrje Kurtit që ta lexojë si duhet rezultatin e zgjedhjeve

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 18 November 2021

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të lexojë siç duhet rezultatin e zgjedhjeve.

Në seancën e sotme të Kuvendit, Krasniqi tha që Qeveria përkundër rezultatit të zgjedhjeve sipas tij, duhet t’u japë të gjitha komunave mbështetjen e njëjtë.

“Meqë është seanca e parë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, rendi e do që të ndajmë pikëpamje mbi mësimet e nxjerra nga ky proces, ku në krye të të gjithave konsideratat më të larta janë për të gjithë qytetarët pa dallim për kulturën e lartë politike që kanë treguar. E ftoj kryeministrin Kurti që të bëjë leximin e duhur për rezultatin në zgjedhjet lokale. Qeveria duhet t’i mbështesë të gjitha komunat barabartë dhe pa diskriminim. Ajo që ku kemi fituar dhe ku kemi humbur zgjedhjet nuk duhet të errësojë veprimin e drejtë dhe të duhur për t’i trajtuar dinjitetshëm të gjitha komunat e Kosovës”.

-Advertisement-

Tutje Krasniqi ka theksuar që qytetarët kanë dhënë mesazh se ritmi i Qeverisë është i pamjaftueshëm.

“T’i përmbaheni asaj që është përgjegjësi e juaja si qeveri dhe si kryeministër. Ne si opozitë jemi të ndryshëm prej njëri tjetrit, por Kosovën e kemi të përbashkët. Ju ftoj në këtë ftesë për t’u këndellur dhe për të mos u hutuar nga pushteti apo humbja, sepse qytetari ka folur qartë dhe ka dhënë mesazh se ky ritëm i juaji është i pamjaftueshëm”, tha Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera