Lajme

Krasniqi – Goodman pritet në takim edhe nga kryeministri

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 18 October 2018

Edhe kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim Vasfije – Krasniqi Goodman, e cila rrëfeu para pak ditësh përdhunimin seksual që iu bë asaj nga forcat serbe.

Haradinaj tha se këto viktima asnjëherë nuk duhet të ndihen të vetme, pasi do ta kenë mbështetjen e shtetit, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Vasfije Krasniqi, mposhti heshtjen dhe u kryengrit kundër aktit më çnjerëzor, duke u bërë model i shoqërisë sonë për të guxuar. Ajo i dha zë të vërtetës dhe forcë të gjitha viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës për të dëshmuar. Rrëfimi i saj, si pasqyra më reale e përjetimeve tragjike të popullit tonë, është shtysë e fuqishme për ngadhënjimin e drejtësisë dhe që ta njoh bota të vërtetën e Kosovës”, ka theksuar kryeministri.

Krasniqi – Goodman u dekorua mëngjesin e sotëm me medalje presidenciale, nga i pari i vendit Hashim Thaçi. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera