Lajme

Krasniqi: Është ditur që Kurti do ta pranojë Asociacionin, veç çështje kohe

Autori: Gazeta inFokus 18:22 | 26 October 2023

Anëtari i kryesisë së Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka thënë se është ditur që kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do ta pranojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Prej momentit që ai e ka pranuar kornizën e dialogut dhe nuk ka pranuar alternativë tjetër. Është ditur se do ta pranojë Asociacionin, veç është çështje kohe”, Krasniqi në Info Magazine në Klan Kosova.

Sot në Bruksel, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar takim me kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz, kryeministren e Italisë Giorgia Meloni dhe presidentin e Francës Emmanuel Macron.

-Advertisement-

Po ashtu ai u takua edhe me shefin e diplomacisë së BE-së Josep Borrell dhe emisarin e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera