Lajme

Krasniqi: Ekipi për draftimin e statutit të Asociacionit udhëhiqet nga partiakja e Vuçiqit

Autori: Gazeta inFokus 18:27 | 06 April 2023

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi ka komentuar marrëveshjen e Ohrit, dhe ndër të tjerash edhe statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai thotë se ekipi për draftimin e statutit të Asociacionit udhëhiqet nga deputetja e Kuvendit të Serbisë, Danijela Vujiçiq, e cila njëherësh sipas tij, është edhe anëtare e partisë së Aleksandar Vuçiqit.

“A e dini kush ka me draftu statutin e Ascociacionit? A e dini që ekipin për draftimin e statutit të Asociacionit e udhëheq Danijela Vujiçiq e cila është deputete në Kuvendin e Serbisë dhe është në partinë e Vuçiqit. Ajo është udhëheqëse e Komisionit që do ta bëj draftin e statutit. Dhe këtë e kanë pranuar edhe Qeveria e Kosovës edhe Qeveria e Serbisë… dhe ju po ua merr mendja që ky Komision ka me i marr parasysh Kushtetutën ose letrën e Mogherinit”, deklaroi ai në në Tëvë 1.

-Advertisement-

Krasniqi theksoi se Qeveria është duke mashtruar, pasi siç thotë ai, “vetëmenaxhimi do të jetë Asociacion plus”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera