Lajme

Krasniqi: Edi Rama nuk ka gabuar me hartën, ai thjesht ka provokuar

Autori: Gazeta inFokus 20:10 | 19 November 2019

Profesori i Universitetit të Prishtinës Milazim Krasniqi ka thënë se çështja e “Mini Shengenit” ka qenë provokim nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Krasniqi është shprehur se Rama ka përcjellë idenë e tij arrogantë, “nëse nuk e doni miniShengenin, atëherë ju jeni në Serbi. Kjo është e tëra. As mos e akuzoni, as mos e mbroni”, ka thënë ai, shkruan gazeta inFokus.

“Edi Rama nuk ka gabuar me hartën, ai thjesht ka provokuar. Kushdo që e njeh stilin e tij arrogant e hakmarrës, e ka lehte ta kuptojë këtë provokim të tij të radhës.

-Advertisement-

Me këtë rast Rama ka përcjellë idenë e tij arrogante: nëse nuk e doni miniShengenin, atëherë ju jeni në Serbi. Kjo është e tëra. As mos e akuzoni, as mos e mbroni.

Ai është i atillë. Siç më tha para pak ditësh në Tiranë, një shok i tij i shkollës, detyra e Ramës është vetëm shkatërrimi. Ka një njoftim të qartë në Shpalljen finale Hyjnore për udhëheqësit mizorë, pra, se cilëve popuj u hipin udhëheqësit mizorë mbi krye”, ka shkruar Krasniqi./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera