Lajme

Krasniqi e uron Ditën e Kushtetutës me kritika për qeverinë

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 09 April 2024

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka uruar Ditën e Kushtetuës përmes një postimi në Facebook.

Ai thotë se Kushtetuta, më shumë se fjalë në letër, është simbol i unitetit, drejtësisë dhe fuqisë së demokracisë.

Tutje, i pari i PDK-së, pati edhe kritika për qeverinë, pasi sipas tij, në tri vitet e fundit, Kushtetuta është dashur të mbrohej “më së shumti nga vetë qeveria e Kosovës”.

-Advertisement-

Lexoni të plotë postimin e tij:

Urime Ditën e Kushtetutës!

Sot, nesër dhe çdo ditë tjetër të jetës, të respektojmë dhe mbrojmë me çdo kusht themelet e të drejtave dhe lirive tona. Kushtetuta, më shumë se fjalë në letër, është simbol i unitetit, drejtësisë dhe fuqisë së demokracisë.

Fatkeqësisht, në tri vitet e fundit kemi pasur nevojë që Kushtetutën tonë ta mbrojmë më së shumti nga vet Qeveria e Kosovës – që e ka obligim ligjor, institucional dhe kombëtar t’i dalë zot asaj.

Angazhimi që duke ndjekur parimet e Kushtetutës tonë, të ndërtojmë një shtet të drejtë, të sigurt dhe barabartë për të gjithë, ka qenë, është dhe mbetet zotimi ynë i përhershëm!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera