Lajme

Krasniqi e quan gënjeshtar Sfeçlen: Nuk kam nxitur asnjë protestë

Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 19 May 2020

Profesori Universitar, Milazim Krasniqi, e ka quajtur gënjeshtër deklaratën e zëvendësministri të Punëve të Brendshme Xhelal Sfeçlës se ai po organizon thirrje për të falë namazin në shesh.

Krasniqi në një posti në llogarinë e tijë në facebook, ka thënë është e turpshme që një zyrtarë të gënjejë në këtë mënyrë.

“Asnjë thirrje të tillë, asnjë organizim të tillë nuk kam ftuar, as nxitur asnjëherë. Unë kam shprehur qëndrim publik se duhet të hapen xhamitë, me kujdes e me zbatim të rregullave, sipas modelit të Maqedonisë së Veriut. Ndaj qëndrimit tim BIK ka reaguar me një deklaratë nervoze dhe poashtu të pakuptimtë”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Krasniqi mes tjerash ka shkruar se nuk mund të qeveriset me gënjeshtra.

“Ministri Sgeqla dhe qeveria duhet të gjejnë zgjidhje për problemet e rënda ekonomike, shëndëtësore, sociale e gjithfarë që po e rrënojnë vendin e shoqërinë e të mos përhapin dezinformata e gënjeshtra të tilla si kjo e Xhelal Sfeqlës. Thjesht, nuk qeveriset me gënjeshtra. Dështimet e qeverisjes së Kurtie Sfeqles nuk mund të mbulohen me fushata kundër njerëzve të ndershem. Përkundrazi ato dështime vetëm sa bëhen edhe më të tejdukshme”, ka shkruar ai.
Kujtojmë që më parë Sfeçla ka deklaruar përmes një postimi se Milazim Krasni është duke qëndruar mbrapa nxitjes së një proteste për vendim e MSH që namazi të mos falet në xhami.

“Jam informuar se sot pasdite, një grup “qytetarësh anonimë” po nxit organizimin e një proteste që është kundër vendimeve të MSh-së të marra sipas rekomandimeve të IKSHP-së, dhe në dakordim të plotë me Bashkësinë Islame të Kosovës. Kemi gjithashtu informacione se pas këtyre organizimeve qëndron publicisti Milazim Krasniqi”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera