Lajme

Krasniqi e LDK-së për LVV-në: Në opozitë kundër shtetit e në pushtet kundër popullit

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 18 January 2023

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje pasi që po kundërshton tërheqjen e 30% të trustit, shkruan Gazeta inFokus.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, është shprehur se LVV kur ishte në opozitë kanë qenë kundër qeverive udhëheqëse, ndërsa tani në pushtet po vazhdon të kundërshtojë kërkesat e qytetarëve.

“Në opozitë kundër shtetit. Në pushtet kundër popullit. Kjo është e vërteta e Lëvizjes Vetëvendosje! Në mesin e deputetëve nga radhët e partisë në pushtet që janë pozicionuar kundër vullnetit të qytetarëve për tërheqjen e Trustit, ka të atillë që në të kaluarën kanë tërhequr kursimet e tyre, derisa ka edhe të atillë që funksioni i deputetit ka qenë puna e tyre e parë dhe i kanë të pamjaftueshme kursimet e grumbulluara për këto dy vite. Kënd po e përfaqësoni?”, ka shkruar deputetja./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera