Lajme

Krasniqi dhe Rashiq në Leposaviq, dëgjojnë problemet dhe kërkesat e qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 18:08 | 03 August 2023

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, bashkë me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, kanë vizituar sot Leposaviqin.

Ata qëndruan në Leshak, ku dëgjuan nga afër kërkesat dhe problemet e banorëve.

Krasniqi dhe Rashiq vizituan edhe një familje, të cilës iu dogj ferma bashkë me gjedhe brenda.

-Advertisement-

“Përkushtimi i tyre në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë është i madh, serioziteti i tyre në punë është i lartë andaj ne do të ju qëndrojmë afër në mënyrë që të ju lehtësojmë punën dhe përmirësojmë kushtet” tha mes të tjerash Krasniqi.

Gjatë kësaj vizite u realizua takim edhe me drejtorin për Kulturë, Rini e Sport, Nenad Radosalevic, me të cilin biseduan për Qendrën Sportive të Leposaviqit.

Ky është njoftimi i plotë i ministrir Krasniqi:

Bashkë me ministrin Nenad Rashiq sot ishim për vizitë në Leposaviq. Në Leshak, takuam dhe biseduam me qytetarë për problemet dhe kërkesat e tyre. Vizituam edhe familjen të cilës si pasojë e zjarrit i është djegur ferma bashkë me disa krerë gjedhe brenda saj.

Përkushtimi i tyre në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë është i madh, serioziteti i tyre në punë është i lartë andaj ne do të ju qëndrojmë afër në mënyrë që të ju lehtësojmë punën dhe përmirësojmë kushtet.

Gjatë kësaj dite, me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Leposaviqit, Nenad Radosalevic, vizituam Qendrën Sportive të Komunës, e cila është inicuar si projekt qeveritar në vitin 2015 dhe ka mbetur ende pa u përfunduar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera