Lajme

Krasniqi: Deklarimet e Escobar dhe Lajçak janë konfirmim për degradimin e relacionit tonë me SHBA

Autori: Gazeta inFokus 22:31 | 06 June 2023

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se deklarimet e sotme të Miroslav Lajçak, emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, dhe Gabriel Escobar, i dërguar amerikan për Ballkanin, janë konfirmim për degradimin e relacionit tonë me SHBA.

Krasniqi në RTV21 ka thënë se kostoja e shkatërrimit të relacionit tonë me partnerët tanë strategjikë është jashtëzakonisht e madhe dhe nuk ia vlen.

“Secili qytetarë i Kosovës sot duhet të ia shtroj një pyetje vetvetes se çka ia vlen koston e humbjes së mbështetjes amerikane për Kosovën. Nuk ia vlen asnjë veprim pavarësisht a është aq i drejt dhe legal si kërkesa për t’i dërguar katër kryetar në katër ndërtesa të braktisura nga zyrtarët sepse përkundër që është veprim legal, i drejt dhe legjitim, kostoja e shkatërrimit të relacionit tonë me partnerët strategjikë është jashtëzakonisht më e madhe dhe nuk ia vlen“, ka thënë Krasniqi.

-Advertisement-

Vizita e dy zyrtarëve të lartë në Prishtinë dhe Beograd u realizua pas rritjes së tensioneve dhe protestave të serbëve lokalë, që ende po vazhdojnë në veri të Kosovës.

Emisarët kanë kërkuar që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të qetësojë situatën në veri, të mbajë zgjedhje të reja dhe t’i rikthehet dialogut me Serbinë.

Para se të vizitonte Beogradin, Escobar u tha gazetarëve në Prishtinë se raportet mes popullit të SHBA-së dhe Kosovës janë të forta dhe nuk do të ndryshojnë, por “disa ka disa sfida në raportet dypalëshe me kryeministrin [e Kosovës, Albin Kurti”.

Sipas tij, rruga përpara që do të çonte në uljen e menjëhershme të tensioneve do të ishte që kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri të mos punonin nga ndërtesat komunale, të organizoheshin zgjedhjet e reja me pjesëmarrjen e serbëve dhe zbatimi i Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve që Kosova dhe Serbia kanë arritur më herët gjatë këtij viti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera