Krasniqi: Deklarata e Bërnabiqit për pakicat, sa e pasaktë aq edhe absurde

Autori: Gazeta inFokus
13:53 | 25 February 2023
Ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Kransiqi i ka quajtur të pasakta dhe absurde deklaratat e kryeministres të Serbisë, Ana Bërnabiq se “Serbia është model për garantimin e lirive dhe të drejtave për pakicat”.
Krasniqi, i cili edhe i ka dërguar një letër kryeministres serbe për të diskutuar për pakicat, ka thënë për KosovaPress se shqiptarët në Luginë të Preshevës duhet të kenë trajtim të njëjtë sikurse që kanë serbët në Kosovë.
Sipas tij, Kosova prin sa i përket respektimit të të drejtave të komuniteteve, veçanërisht në jetën publike.
“Letra nuk është veprimi i parë ku ne kemi diskutuar mbi të drejtat e pakicave apo komuniteteve joshumicë në Kosovë… Thellësisht besoj që Kosova jo vetëm në krahasim me Serbinë, por edhe me vendet të tjera në regjion ka një gamë më të gjerë në respektimin, promovimin e vlerave të komuniteteve pjesëmarrjes së tyre në jetën publike. As që krahasohet niveli i të drejtave shumicë në Kosovë me ato në Serbi dhe për këtë unë e ftova Bërnabiq nëse beson vërtet për atë çka e ka deklaruar që të diskutojmë dhe të bëjmë edhe ‘një të tillë’ edhe për komunitetin serb në Kosovës”, ka thënë ai.
Krasniqi ka përgënjeshtruar deklaratat e Bërnabiqit për të drejtat e komuniteteve në Serbi, për çka ajo pretendon se zbatohen me përpikëri.
“Më 4 shkurt kryeministri Kurti ka pasur takim me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Serbi edhe të boshnjakëve në Serbi dhe ata kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për të drejtat dhe respektimin e niveleve të të drejtave dhe promovimit të tyre në Serbi, për atë edhe deklarata e Bërnabiqit ishte sa e pasaktë aq edhe absurde”, ka thënë Krasniqi.
Sipas ministrit të Administratës dhe Pushtetit Lokal, Kosova është ajo që garanton të drejtat e pakicave dhe se për këtë shqiptarët e Luginës i drejtohen institucioneve kosovare, meqë në Serbi nuk trajtohen siç duhet.
Kjo siç është shprehur ai, ka bërë që Qeveria e Kosovës të jetë adresa e vetme për shqiptarët e Preshëvës, Medvegjës e Bujanocit.
“Sigurisht që po dhe besoj që asnjë qeverisje sikurse qeveria aktuale nuk ka pas vëmendje për shqiptarët në Luginë, Preshevë e Medvegjë, edhe fakti që edhe komunitetet tjera në Serbi jo vetëm shqiptarët e shohin Qeverinë e Kosovës si një adresë për të diskutuar këto të drejta tregon shumë“, ka shtuar Krasniqi.
Kujtojmë se ditë më parë, ministri Krasniqi, i ka dërguar një letër kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, përmes së cilës e ka ftuar për të diskutuar për modelin e garantimit të lirive që ajo pretendon se zbatohet në Serbi.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot me diell dhe mjaft të nxehtë veror. Mëngje...
-
Paralajmërohet mbyllje e bizneseve e largime nga puna pas vendimi të ZRrE-së
Që nga data 1 qershor bizneset të cilat kanë më shumë se 50 punëtorë kanë dal...
-
Sulmet izraelite vrasin shefin e inteligjencës së forcave të armatosura iraniane
Irani ka konfirmuar se kreu i njësisë së inteligjencës së Gardës së Revolucio...
-
Nga Anglia në Shkodër në këmbë, Seb Ponari përshkoi 2750 km për 36 ditë: Ishte udhëtim shpirtëror
E nisi rrugëtimin e tij 36 ditë më parë nga qyteti i Cambridge-it në Angli, d...
-
Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshme për bisedime me Iranin
Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshme të zhvillojnë bisedime...
-
Propozimi i LDK-së vlerësohet i parealizueshëm
Propozimin për qeveri tranzicionale, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë...
-
Irani paralajmëron banorët e Izraelit: Evakuohuni nga zonat e vendeve të rëndësishme ushtarake
Ushtria e Iranit ka lëshuar paralajmërim për banorët e Izraelit që të evakuoh...
-
Irani godet një ndërtesë banimi në qytetin verior izraelit Haifa
Teherani ka goditur një ndërtesë në qytetin verior të Izraelit, Haifa. Laj...
-
Gjetjet e auditorit: Pjesëtarët e FSK-së nuk morën kompensimin e plotë
Kompensimi i ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në shumicën e rasteve...
-
Refuzohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati:Vendimi është paragjykues
Refuzohet sërish lirimi i përkohshëm për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të ...
-
Njohja nga Serbia si prioritet, Lekaj mbështet qasjen e Trumpit
Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se mesazhi i fund...
-
Konflikti me Iranin/ 5 shqiptarë të bllokuar në Izrael, Meri Kumbe: Po punojmë për rikthimin e tyre në shtëpi
Për shkak të konfliktit Izrael-Iran, 5 shtetas shqiptarë kanë mbetur të bllok...