Lajme

Krasniqi bën thirrje të mos përdoret termi RAE kur flitet për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian

Autori: Gazeta inFokus 23:56 | 23 November 2021

Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në emisionin DPT te Fidani, ka bërë thirrje të mos përdoret termi RAE kur flitet për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

Krasniqi tha se të referuarit ashtu, për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian është fyerje ndaj tyre.

“Unë besoj se është shumë e qartë që komunitetit ashkali, rom dhe egjiptian nuk duhet t’u referohemi me RAE sepse është fyerje”, është shprehur Krasniqi, shkruan Express.

-Advertisement-

Tutje, ai tha se komunitetet dhanë kontribut edhe në luftën çlirimtare të Kosovës.

“Lufta çlirimtarë e Kosovës nuk është ndi si një luftë e huaj. Jemi komuniteti më i madh (pas shqiptarëve), i cili ka pasur numrin më të madh të çlirimtareve. Nuk kanë luftuar në luftën e huaj”, shtoi ministri Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera