Lajme

Krasniqi bën homazhe në Kompleksin Memorial në Poklek

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 17 April 2023

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi së bashku me kryetrain e Drenasit Ramiz Lladrovci e bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Poklek në 24-vjetorin e masakrës në këtë fshat.

Më pas ata do të vizitojë edhe shtëpinë e familjes Muçolli, në Poklek.

Të hënën janë bërë 24 vjet nga masakra në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër komuna e Drenasit, ku ushtria serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75 vjeçar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera