Krasniqi: Barazimi i të vaksinuarve me të pavaksinuarit është stimulim për mosvaksinim
Autori: Gazeta inFokus
12:17 | 27 January 2022
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kritikuar Qeverinë për menaxhimin e pandemisë Covid-19.
Krasniqi shprehu shqetësimin se si brenda një muaji, rastet me Covid-19 u rritën për 36.000%.
Sipas tij, vetëm dje u shënua shifër që më parë rezultonte nga grumbullimi i shifrave për disa muaj.
“Vetëm dje patëm 4.397 raste të reja pozitive me virusin Covid-19. Një numër ky që për v etëm një ditë të vetme dje rezulton me më shumë të infektuar në total sesa numri total sesa numri it ë infektuarve marrë së bashku për disa muaj me radhë gjatë dy viteve të kaluara. Më 26 dhjetor kishim vetëm 12 raste pozitive. Për një muaj patën një rritje enorme në një shkallë prej 36.000%. Pikërisht para një muaji, më 26 dhjetor janë konfirmuar 6 rastet e para të variantit Omicron që tash padyshim edhe në Kosovë po del dominues”, ka thënë ai.
Deputeti i PDK-së deklaroi se varianti Omicron e ka gjetur në befasi Qeverinë.
“Edhe ky variant Qeverinë tonë e gjeti në befasi përkundër që krejt bota përgatitej për t’u ballafaquar me të duke parë që ishte një variant shumë më agresiv sesa variantet e kaluara. Vendi jonë është përfshirë në një valë të re të ë Covid-19. Kjo është mjaft shqetësuese. Por më së pari është shqetësim për faktin se nuk po duket shqetësim për Qeverinë”, ka thënë ai.
Ai ka folur edhe për vendimet që i ka marrë Qeveria e Kosovës për të menaxhuar situatën epidemiologjike.
“Kjo Qeveri i ka bërë dy lloj gabimesh themelore në menaxhimin e pandemisë po t’i përgjithësojmë ato. Ose ka hezituar për ta lexuar situatën duke e injoruar atë ose e ka lexuar situatën gabimisht. Kur hezitojnë që ta lexojnë ata nuk veprojnë në kohë, e kur e lexojnë gabimisht ata veprojnë në mënyrë kuturu, jo me plan por me impuls”, tha ai.
Sipas Krasniqit, barazimi në mes të vaksinuarve dhe të pavaksinuarve është stimulim që qytetarët të mos vaksinohen kundër Covid-19.
“Qeveria realisht nuk ka hezituar me nxjerr masa, por interes dhe aftësi për zbatimin e masave që i ka nxjerrë vet nuk ka pasur. Ajo ka vendosur kufizime mbi qytetarët dhe u ka lënë në dorë qytetarëve me i zbatu ato masa dhe ato kufizime, e jo administratës shtetërore qe e ka obligim ligjor të bëjë një gjë të tillë. Barazimi në mes të vaksinuarve dhe të pa vaksinuarve është stimulim për të mos u vaksinuar e që do të ishte dëmi më i madh”, deklaroi Krasniqi.
Skandaloz ai e ka quajtur edhe kufizimin për hyrje në Kosovë vetëm me tri vaksina kundër Covid-19.
“Së fundmi patëm edhe një vendim skandaloz që s’kemi si ta quajmë ndryshe. Vendosja e masave për të hyrë në Kosovë vetëm me tri doza të vaksinës, në kohën kur në Kosovë vetëm rreth 4% e kanë marrë dozën e tretë e veçmas si masë ndaj bashkëkombëseve tanë të brezit kufitar me Shqipërinë, Maqedoninë, Luginën e Preshevës që deri dje kanë qarkulluar e punuar krejt normalisht duke i penalizuar ata përmban një lloj absurditeti të pakuptimtë që nuk mund të themi është i paqëllimshëm”, deklaroi ai.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































