Lajme

Krasniqi: 5, 6 dhe 7 marsi janë data kapitale në historinë tonë kombëtare

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 05 March 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi për 24 vjetor ka përkujtuar Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Krasniqi ka thënë se “Epopeja e UÇK-së”, manifeston më së miri rrugën tonë drejt lirisë dhe pavarësisë.

Gjithashtu, datat 5, 6 dhe 7 mars ai i quajti data kapitale në historinë tonë kombëtare.

-Advertisement-

“Epopeja e UÇK-së, shënon ditët e krenarisë, bashkimit, por edhe dhembjes së madhe të popullit tonë. Në tri ditët e heroizmit të familjes Jashari, në Prekaz, në altarin e lirisë ranë 59 dëshmorë, në mesin e tyre 10 fëmijë, – duke u bërë dritë e përhershme për Kosovën dhe themel i shtetit tonë të lirë e të pavarur”, ka shkruan deputeti i Kuvendit të Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera