Lajme

Krahu i Molliqajt e bojkoton konferencën e Kurtit për Demarkacionin

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 09 March 2018

Lëvizja Vetëvendosje po mban konferencën me temën “Shënimi i kufirit me Malin e Zi – Korrektimi para ratifikimit”, mirëpo këtu nuk po marrin pjesë edhe krahu i Dardan Molliqajt.

Por në të nuk po marrin pjesë të gjithë deputetët e kësaj partie. Albin Kurti e Glauk Konjufca të ulur në ballë të tryezës janë rrethuar nga deputetë e tjerë të partisë, por jo nga ata të cilët kanë dhënë dorëheqje nga strukturat drejtuese të Vetëvendosjes.

Dje, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se llogarit edhe në vota nga deputetë të Vetëvendosjes për miratimin e marrëveshjes mbi kufirin e Kosovës me Malin e Zi.

-Advertisement-

Kreu i Vetëvendosjes sot ka vendosur që me një letër të hapur t’i drejtohet kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj mbi rrugën përpara që sipas tij, duhet ndjekur për problemin e shkaktuar nga marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Kurti i përmend në 5 pika se si duhet vepruar për gjetjen e zgjidhjes për problemin e demarkacionit.

“Le ta bëjmë njëherë korrigjimin me Komision të përbashkët – le të quhet edhe TPP (Trup i Përbashkët Punues) – pastaj ratifikimin”, ka thënë Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera