Krahasimi i Katalonisë me Irlandën e Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 17 October 2017
Në një shkrim së fundmi në gazetën britanike “The Guardian”, çështja e referendumit të Katalonisë, për shkëputje nga Spanja, është krahasuar me atë të Irlandës e Kosovës.
Dominic Keown ka bërë krahasimin e Katalonisë së sotme me Irlandën e vitit 1916, të cilën Sergio Bacallado de Lara e ka kundërshtuar duke thënë që është “hiperbolë”, shkruan The Guardian.
Sergoi vlerëson që Irlanda nën sundimin britanik ishte koloni e varfëruar dhe e shfrytëzuar, një shtet katolik i udhëhequr nga protestantët, ndërsa Katalonia është e pasur dhe e vetë-qeverisur në masë të madhe.
Larg nga të qenit të shtypur, separatistët katalunas janë duke bërë një përpjekje vetjake që të mbajnë më shumë rimbiursim të taksave në vend, duke lenë në varfëri të skajshme regjionet me investime të pakta në Spanjë.
Pas referendumit të Katalonisë: çka do të ndodhë pastaj?
Nga një këndvështrim tjetër pavarësia e Katalonisë krahasohet me atë të Kosovës, që lidhet me reagimin e Bashkimit Evropian, ndaj të dyja rasteve.
BE-ja nuk e ka njohur apo mbështetur dëshirën demokratike të Katalonisë për pavarësi. Në vend të kësaj ka refuzuar të dënoj skenat e dhunshme të policisë së Madridit në tentim të ndalimit të votimit në referendum.
Ky është një kontrast i madh krahasuar me njohjen e Pavarësisë së Kosovës, ndërtimit të një shteti mbi terrorizëm dhe spastrim etnik nga Serbia, i cili kishte marrë mbështetje të madhe nga BE-ja.
Kjo mund të shpjegohet me atë që, Katalonia ishte bastion kundër fashizmit në vitet 1030 përderisa Kosova ishte një parajsë për fashizmin e viteve 1940, shkruan Rodnay Atkinson.
Një problematikë tjetër është edhe prezantimi i kësaj çështje në media.
Problemi medial nuk është tek mos-përfaqësimi mirëpo tek keqinterpretimi i çështjes katalunase ndër vite, kështu populli spanjoll nuk kanë ide të qartë se çfarë po ndodh me Kataloninë dhe pse.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...