Lajme

Krahasimi i çuditshëm i Behgjet Pacollit: “Kosova pa diasporë është si një orë pa bateri”

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 02 July 2020

Tash në kohë pandemie u vështirësua edhe ardhja e diasporës në Kosovë.

Kjo ani se u hapën edhe kufijtë ajror veç atyre tokësor, shkruan gazeta Infokus.

E për këtë punë ka folur edhe Behgjet Pacolli, kryetari i AKR-së.

-Advertisement-

Ai ka thënë që po sheh ndryshim të madh nga vitet e kaluara, ku tash, aeroporti është thuajse bosh.

Ndërsa këtu e ka bërë edhe një krahasim interesant, duke treguar për rëndësinë që e ka diaspora për shtetin dhe ekonominë e Kosovës.

“Kur zbres në aeroportin e Prishtinës, është një ndryshim i madh nga viti i kaluar. Shumë avionë mungojnë dhe aeroporti është pothuajse bosh. Fakti që Diaspora jonë është e rëndësishme financiarisht nuk diskutohet, por prezenca e bashkëatdhëtarëve tonë luan një rol më të madh se kaq. Unë them se Kosova pa Diasporë është si një orë pa bateri”, ka shkruar Pacolli./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera