Sport

Krahas ekipeve, përgatitjet për stinorin pranveror po i kryejn edhe gjyqtarët, flet Genc Nuza

Autori: M. Marniku 16:30 | 17 January 2021

Tashmë kur të gjitha skuadrat kanë nisur përgatitjet për edicionin pranveror, njëjtë po bëjn edhe referët, shkruan Gazeta inFokus.

Në lidhje me këtë, Gazeta inFokus ka biseduar me njërin ndër gjyqtarët me të mirë të Kosovës, Genc Nuza, i cili ka treguar se ku i kryen përgatitjet fizike, për të qenë gati për pjesën e mbetur të sezonit.

“Zakonisht këtë periudhë nuk e konsideroj ndonjë pushim, për vet faktin që është një fazë përgatitore shumë e mundimshme edhe për neve gjyqtarëve, kur dihet se na presin testimet fizike, e po ashtu një kampionat me ndeshje të forta dhe normalisht që duhet të jemi të përgatitur në aspektin fizik, por jo vetëm”, ka deklaruar filimisht Nuza.

-Advertisement-

Tutje, ai ka shtuar se përgatitjet i bën në ambiente të hapura dhe njëri ndër vendet është fusha e 2 Korrikut.

“Përgatitjet fizike zakonisht i bëj në ambiente të hapura, siç është fusha e 2 Korrikut, të cilët i falënderoj për mundësinë, po ashtu bëj vrapime në parkun e Gërmisë, i cili është ideal për këtë fazë përgatitore.

Por, para fillimit të kampionatit do të jem i përgatitur për ta përfubduar edhe një tjetër kampionat me sukses, duke gjykuar drejtë dhe me sa më pak gabime”, ka përfunduar Genc Nuza.

Kujtojmë që stinori pranveror në elitën e futbollit vendor pritet të nisë në mesin e muajt shkurt, ndërsa ndeshjet për Kupën e Kosovës do të zhvillohen me 10 shkurt./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera