Lajme

KQZ vendos për fushatë zgjedhore pesë ditore në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 23 October 2020

Megjithëse fushata zgjedhore për kryetarin e Podujevës ka përfunduar në muajin mars, KQZ-ja sot vendosi që të ketë një fushatë të re zgjedhore pesë ditore. Kjo për arsye të votuesve të ri që janë pas muajit mars.

Gjithë kandidatët e partive politikë që synojnë të parin e komunës, do të kenë mundësi prej datës 23 nëntor deri më 27 nëntor t’iu “trokasin” në dyer qytetarëve për ta siguruar votën e tyre të dielën e 29 nëntorit.

Por, vendimin e sotëm të KQZ-së e kundërshtuan anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët thanë se duhet të kenë një afat më të gjatë të fushatës zgjedhore.

-Advertisement-

Ndërsa, deri më tani në KQZ, asnjë prej partive politike nuk kanë dorëzuar ndonjë aplikacion për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera