Lajme

KQZ vendos, ndan mandatet e deputetëve për 10 Qarqe

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 12 July 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi projektvendimin “Për shpërndarjen e mandateve, Qarku Vlorë për Zgjedhjet për Kuvendin 25.06.2017”.

Sipas vendimit, KQZ shpërndau mandatet për partitë politike në zonën zgjedhore Qarku Vlorë; b. Partia Socialiste 8 mandate c. Partia Demokratike 3 mandate d. Lëvizja socialiste për Integrim 1 mandat

2. “Për shpërndarjen e mandateve, Qarku Shkodër për Zgjedhjet për Kuvendin 25.06.2017”. a. KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për partitë politike në zonën zgjedhore Qarku Shkodër; b. Partia Demokratike 5 mandate c. Partia Socialiste 4 mandate d. Partia Social Demokrate e Shqipërisë 1 mandat e. Lëvizja socialiste për Integrim 1 mandat

-Advertisement-

3. “Për shpërndarjen e mandateve, Qarku Lezhë për Zgjedhjet për Kuvendin 25.06.2017”. a. KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për partitë politike në zonën zgjedhore Qarku Lezhë; Partia Socialiste 3 mandate b. Partia Demokratike 3 mandate c. Lëvizja socialiste për Integrim 1 mandat

4. “Për shpërndarjen e mandateve, Qarku Kukës për Zgjedhjet për Kuvendin 25.06.2017”. KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për partitë politike në zonën zgjedhore Qarku Kukës; a. Partia Demokratike 2 mandate b. Partia Socialiste 1 mandat

5. “Për shpërndarjen e mandateve, Qarku Korçë për Zgjedhjet për Kuvendin 25.06.2017”. a. KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për partitë politike në zonën zgjedhore Qarku Korçë; b. Partia Socialiste 6 mandate c. Partia Demokratike 4 mandate d. Lëvizja socialiste për Integrim 1 mandat

6. “Për shpërndarjen e mandateve, Qarku Gjirokastër për Zgjedhjet për Kuvendin 25.06.2017”. a. KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për partitë politike në zonën zgjedhore Qarku Gjirokastër; b. Partia Socialiste 3 mandate c. Partia Demokratike 1 mandat d. Lëvizja socialiste për Integrim 1 mandat

7. “Për shpërndarjen e mandateve, Qarku Fier për Zgjedhjet për Kuvendin 25.06.2017”. a. KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për partitë politike në zonën zgjedhore Qarku Fier; b. Partia Socialiste 10 mandate c. Partia Demokratike 4 mandate d. Lëvizja socialiste për Integrim 2 mandate

8. “Për shpërndarjen e mandateve, Qarku Elbasan për Zgjedhjet për Kuvendin 25.06.2017”. a. KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për partitë politike në zonën zgjedhore Qarku Elbasan; Partia Socialiste 7 mandate b. Partia Demokratike 3 mandate c. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 2 mandate d. Lëvizja socialiste për Integrim 2 mandate

9. “Për shpërndarjen e mandateve, Qarku Durrës për Zgjedhjet për Kuvendin 25.06.2017”. a. KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për partitë politike në zonën zgjedhore Qarku Durrës; b. Partia Socialiste 8 mandate c. Partia Demokratike 4 mandate d. Lëvizja socialiste për Integrim 2 mandate

10. “Për shpërndarjen e mandateve, Qarku Dibër për Zgjedhjet për Kuvendin 25.06.2017”. KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për partitë politike në zonën zgjedhore Qarku Vlorë; a. Partia Socialiste 2 mandate b. Partia Demokratike 2 mandate c. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 1 mandat d. Lëvizja socialiste për Integrim 1 mandat

Gjithashtu, KQZ shqyrtoi dhe miratoi projektvendimin, “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për Këshillat Bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike.

KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakantë në këshillat bashkiak në qarkun Tiranë, Bashkia Kavajë, z. Ermal Durim Çaça dhe Qarku Elbasan, Bashkia Gramsh, zj. Anxhela Myrtezan Kokomeci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera