Lajme

KQZ u bën thirrje qytetarëve që të votojnë

Autori: Gazeta inFokus 08:15 | 14 November 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se të gjitha vendvotimet në 21 komunat ku po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale janë hapur.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, nëpërmjet një konference për media u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fton qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar”, tha Elezi.

-Advertisement-

Elezi tutje tha se të drejtë vote në këtë raund të dytë kanë 1 milion e 260 mijë e 571 qytetarë, këta votues të drejtën e tyre mund ta ushtrojnë në 575 qendra të votimit me gjithsej 1,638 mijë vendvotime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera