Lajme

KQZ tregon se sa vendvotimeve janë numëruar

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 15 November 2019

Procesi i rinumërimi të votave është duke vazhduar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Nga 1 mijë e 428 vendvotimeve deri me tani janë rinumëruar 170 prej tyre, shkruan Gazeta inFokus.

Kështu ka njoftuar për Gazetën inFokus, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

-Advertisement-

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri të enjten në mesnatë janë rinumëruar 170 vendvotime apo 12.08%. Pra, për një dite e gjysme 170 vendvotime” ka thënë Elezi.

 

Kujtojmë që ditë më parë PZAP ka marrë vendim për rinumërimin e 1 mijë e 472 vendvotime.

 

Mirëpo 44 prej tyre nuk do të rinumërohen pasi që sipas KQZ-së në vendimin e PZAP-it 30 vendvotime ishin të shënuara nga dy herë dhe 12 vendvotime të tjera janë rinumëruar më parë në QNR me vendim të KQZ-së.

 

KQZ është duke punuar me dy ndërrime për të përfunduar me shpejt procesin./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera