KQZ tregon se kur shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Podujevë dhe në Mitrovicën e Veriut
Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 30 November 2020
Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së veriut do të shpallen gjatë kësaj jave.
Kështu ka deklaruar Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Ai ka sqaruar se kur të përfundojë numërimi i të gjitha votave edhe do të bëhet publikimi i rezultateve.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i shpallë rezultat përfundimtare të një procesi zgjedhor pasi që të përfundojnë të gjitha procedurat e parapara me ligj këtu në QNR siç është pra numërimi i votave me kusht, të personave me nevoja të veçanta, të votuesve të kësaj kategorie pra që kanë qenë të prekur me COVID-19 si dhe të votave me postë”, ka thënë Elezi për EO.
“Pasi të përfundojnë të gjitha këto procedura si dhe duhet pritur poashtu nëse në Panelin Zgjedhor të Ankesave dhe të Parashtresave do të ketë ndonjë ankesë lidhur me ngjarjet në vendvotim gjatë ditës së diele pasi që të përfundoj e të kompletohet i gjithë ky proces, KQZ-ja do të dal me rezultatin përfundimtar të këtyre zgjedhjeve dhe po besojmë që gjatë ditëve ne vijim do të arrihet kjo”, ka shtuar ai.
Sipas Elezit në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve do të fillojë të bëhet numërimi i fletëvotimeve të votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta, votave të atyre që kanë qenë të infektuar me COVID-19 si dhe votat të cilat kanë ardhur me postë.
“Këtu në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve të dielën në mbrëmje e kemi pranuar materialin zgjedhor nga Komuna e Podujevës dhe e Mitrovicës së Veriut ku është zhvilluar gjatë ditës së djeshme procesi zgjedhor”.
“Në bazë të procedurave të rëndomta të cilat zhvillohen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve bëhet evidentimi i të gjithë këtij materiali i cili pranohet dhe po sipas proceduarve besojmë qe së shpejti do të bëhet numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta, votave të votuesve të cilët kanë qenë të infektuar me COVID-19 si dhe votat të cilat kanë ardhur përmes postës. Besojmë që ky proces do të fillojë shumë shpejt dhe rezultati pastaj i numërimit të këtyre fletëvotimeve i bashkohet rezultatit të vendvotimeve. Pra numërim i cili është bërë të dielën në mbrëmje”.
Ai ka njoftuar se nga 500 persona të infektuar me COVID-19, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar vetëm 170 qytetarë.
“Në bazë të të dhënave të cilat deri më tani kemi arritur që t’i listojmë në Komunën e Podujevës numri i qytetarëve të cilët janë kontaktuar përmes telefonit për të iu treguar lidhur me shërbimin e KQZ-së pra për të votuar përmes ekipeve lëvizëse në ditën e zgjedhjeve ka qenë rreth 500 qytetarë të kontaktuar. Kontakti me ta është bërë i mundur duke u mbështetur në listën zyrtare të IKShPK-së”.
“Prej tyre siç jemi njoftuar kanë qenë rreth 200 persona të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhje përmes këtyre ekipeve dhe sipas të dhënave të cilat i kemi pranuar nga terreni janë rreth 170 qytetarë që gjatë ditës së djeshme, pra votues që kanë qenë të infektuar më COVID-19 të cilët kanë votuar përmes këtyre ekipeve që KQZ-ja i ka dërguar në adresë të tyre”.
Të tjera
-
Qentë i kthehen Shtëpisë së Bardhë
Pas katër vjetëve mungesë, Shtëpia e Bardhë do të jetë sërish shtëpi për qent...
-
Përfshihet nga zjarri një shkollë në Podujevë
Shkolla “Ilir Konushefci” në fshatin Lluga të Podujevës është përfshirë nga z...
-
Policia civile dhe Njësia Speciale me aksion të gjerë në Prishtinë, arrestohen disa persona
Policia civile dhe Njësia Speciale me aksion të gjerë në Prishtinë, arrestohe...
-
Arsyeja pse Kamala Harris është nënkryetarja e 49-të dhe jo e 46-ta
Kamala Harris sot do të bëjë histori, duke u bërë gruaja e parë nënkryetare ...
-
Grabitje e armatosur në Gjakovë, arrestohen 5 persona
Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën ”Ali Hasi“ në Gjakovë, është rapor...
-
Ambasada e Kosovës në Gjermani ka një njoftim të rëndësishëm për kosovarët që shkojnë atje
Ambasada e Kosovës në Gjermani ka bërë të ditur se Kancelarja Merkel dhe krye...
-
Spitali i Pejës i mbushur me të infektuar me koronavirus, 9 në gjendje më të rëndë.
Numri i të infektuarave me koronavirusi të cilët janë duke trajtuar në Pejë k...
-
Mbi 5 mijë raste aktive me Covid në Kosovë
1 mijë e 420 raste të vdekjeve janë regjistruar në Kosovë. Që nga shfaqj...
-
Varianti britanik i koronavirusit është zbuluar në 60 vende
Varianti britanik i koronavirusit të ri Covid-19 vazhdon të përhapet në të gj...
-
9 pacientë me Covid-19 në Spitalin e Pejës në gjendje më të rëndë
Në Spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 62 pacientë me koronaviru...
-
Tërmet me magnitudë 4.1, epiqendra 23 km nga Pogradeci
Një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallë rihter ka rënë në orët e para të mëngj...
-
Sekretari i ardhshëm i Shtetit, Antony Blinken, lavdëron nismën e Ambasadorit Grenell për dialogun Kosovë-Serbi
Sekretari i ardhëshëm i Shtetit, Antony Blinken, e ka përfshirë nismën e Amba...