Lajme

KQZ tregon se kur shpallen rezultatet përfundimtare për kryetar komune

Autori: Gazeta inFokus 21:48 | 29 October 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka përfunduar rinumërimin e 8 kutive të votimit dhe numërimin e votave të ardhura përmes postës.

Pas kësaj, ata kanë publikuar rezultatet në faqen zyrtare të KQZ-së.

Megjithatë, KQZ ende nuk ka arritur t’i shpall rezultatet përfundimtare për kryetar komune.

-Advertisement-

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një prononcim për Indeksonline thotë se rezultatet përfundimtare për kryetar komune beson se do të shpallen në mes-javën e ardhshme, kur edhe pritet të përfundojë numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

“Pas numërimit të votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta KQZ-ja do t’i shpall rezultatet përfundimtare për kryetar komune. Po besojmë se në mes-javë do të arrijmë t’i shpallim këto rezultate”, ka thënë Elezi.

Pas shpalljes së këtyre rezultateve përfundimtare, Elezi njofton se subjektet politike dhe kandidatët mund të bëjnë ankesat e tyre në institucionet përkatëse lidhur me rezultatet e shpallura.

“Ne duhet të presim vendimmarrjen e PZAP-it dhe Gjykatës Supreme për të proceduar më tej drejt certifikimit të Rezultateve për kryetar komune”, ka shtuar më tej ai.

Ndërsa, sa u përket rezultateve përfundimtare për Kuvend Komunale, Elezi thotë se ato do të shpallen më vonë, sepse duhet kohe për shkak të numrit të madh të kandidatëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera