Lajme

KQZ tregon sa vendvotime janë rinumëruar

Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 17 November 2019

Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve është duke vazhduar procesin e rinumërimit të votave

Deri më tani sipas zëdhënësit të KQZ-së, janë rinumëruar 433 vota apo 31 për qind.

“Gjatë ditës së shtunë, 16 nëntor, janë rinumëruar 134 vendvotime. Pra, në përgjithësi sipas të dhënave të deritashme, numri i vendvotimeve të rinumëruara është: 433 vendvotime apo rreth 31%” ka thënë Elezi për Gazetën inFokus.

-Advertisement-

Kujtojmë që ditë më parë PZAP ka marrë vendim për rinumërimin e 1 mijë e 472 vendvotime.

Mirëpo 44 prej tyre nuk do të rinumërohen pasi që sipas KQZ-së në vendimin e PZAP-it 30 vendvotime ishin të shënuara nga dy herë dhe 12 vendvotime të tjera janë rinumëruar më parë në QNR me vendim të KQZ-së.

 

KQZ është duke punuar me dy ndërrime për të përfunduar me shpejt procesin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera