KQZ tregon numrin e kandidatëve të certifikuar për zgjedhjet në veri
Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 28 November 2022
Dymbëdhjetë kandidatë janë certifikuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat në veri të Kosovë, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahen më 18 dhjetor.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se në mbledhjen e mbajtur më 28 nëntor, përveç certifikimit të kandidatëve dhe subjekteve politike ka emëruar edhe Komisionet Komunave të Zgjedhje.
Sipas njoftimit në Lesapoviq janë certifikuar Albulena Behluli-Hetemi nga Partia Demokratike e Kosovës, Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleksandar jabllanoviq nga Partia e Serbëve të Kosovës.
Në Zubin Potok janë certifikuar për zgjedhje Izmir Zeqiri nga PDK-ja dhe Flatron Hasani nga LVV-ja. Në këtë komunë nuk ka kandidatë nga partitë serbe.
Në Zveçan, Ilir Peci nga PDK-ja, Fetah Peci nga LVV-ja dhe kandidatja e pavarur Sladjana Pantoviq, do të garojnë për të parin e komunës.
Ndërkaq, në Mitrovicë të Veriut do të garojnë katër kandidatë. Në këtë komunë do të garojë Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare Mitrovica, Taulant Kelmendi nga PDK-ja, Erden Atiq nga LVV-ja dhe Aleksandar Arsenijoviq nga Iniciativa Qytetare Mbijetesa Serbe.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë komune në katër komunat në veri, po mbahen pas tërheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës, në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë në Prishtinë lidhur me riregjistrimin e makinave me targa serbe.
Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, më 5 nëntor njoftoi për dorëheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës, përfshirë ato lokale dhe qendrore.
Po ashtu, më 25 dhjetor është caktuar data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit.
Ndërkaq, me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për targat më 23 nëntor dhe sipas Bashkimit Evropian, Kosova do t’i japë fund veprimeve të mëtejme për riregjistrimin e makinave me targa serbe, ndërkaq Serbia nuk do të lëshojë më targa të makinave me emra të qyteteve të Kosovës./REL
Të tjera
-
Miratohet në Qeveri ndarja e 100 eurove për fëmijë e pensionistë, Murati jep sqarime se kush s’përfiton
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot kanë miratuar vendimin për ndarj...
-
Arrestohet një burrë në Prishtinë, sụlmoi fizikisht nënën e tij
Është arrestuar një burrë dje në Prishtinë, pasi ka sulmuar fizikisht nën...
-
Rizvanolli: Të lidhësh subvencionimin e pajisjeve efiçiente me ngritjen e ngarkesës thjesht është e pasaktë
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se është e pasaktë që të lidhet...
-
Reduktimet me energji elektrike, shefi i KOSTT: Mbingarkesa e jashtëzakonshme ka ardhë si pasojë e zhvillimit ekonomik
Evetar Zeqiri, kryeshef ekzekutiv i KOSTT-it, ka folur në lidhje me reduktime...
-
Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë i Kosovës
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka përfunduar...
-
I godet tre persona dy herë me veturë në Drenas, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Një person arrestohet pasi me veturën e tij godet një veturë tjetër duke i he...
-
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot qeveria Kurti
Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje mbledhjen e 240-të ku u morën disa vendime, ...
-
Osmani pas takimit lamtumirës me Hovenier: Rugova dëshmoi se mbrojtja e sovranitetit dhe mbrojtja e aleancave shkojnë bashkë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim lam...
-
Burgim të përjetshëm për vrạsësin e Gjyljeta Ukellës, flet vëllai i saj: Ky vendim na lehtësoi sadopak dhimbjen
Edmond Lajçi është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes...
-
Përfaqësuesi i KOSTT-it: Nuk ka mungesë të rrymës, ka mbingarkesë
Përfaqësuesi i KOSTT-it, Evetar Zeqiri pas takimit me ministren e Ekonomisë, ...
-
Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrạsjen e bashkëshortes
EdmonD Lajçi është shpallë fajtor dhe dënuar me burgim të përjetshëm për vras...
-
Arrestohet 20 vjeçari për vjedhje të rëndë në Ferizaj
Një 20-vjeçar është arrestuar për një rast të vjedhjes së rëndë që ndodhi në ...